Shefja për politikë të Jashtme dhe Siguri në BE, Federica Mogherini do të jetë të hënën e 23 shkurtit në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e SEECP-së (Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore).
 
Mogherini ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në këtë samit, ndërsa në një letër dërguar shefit të diplomacisë shqiptare ajo thekson se BE mbështet plotësisht nismat për të forcuar bashkëpunimin rajonal të cilin e vlerëson si një mjet të rëndësishëm për të kapërcyer ndarjet e të kaluarës dhe për të bërë reformat e kërkuara.
 
Samiti, Tirana do te kerkoje te jete pjesemarrese si shtet i pavarur
Në këtë samit Tirana zyrtare do të kërkojë që Kosova të jetë si shtet pjesëmarrës. Kjo kërkesë ka sjellë reagimin e Beogradit që kërkon mos përdorimin e termit ‘pjesëmarrës të SEECP’, duke pasur parasysh se Karta e SEECP dhe Aneksi SEECP në aspektet procedurale dhe mekanizmave të ndjekjes janë duke përdorur termin ‘SEECP shtetet pjesëmarrëse’.
 
"Sipas deklaratës së Samitit të Bukureshtit “Kosova *” ishte e ftuar “për të marrë pjesë në mënyrë të përhershme në aktivitete të SEECP dhe takimet e tij, në të gjitha nivelet dhe në kushte të barabarta. Duke pasur parasysh fjalinë e sipërpërmendur, është e qartë se ka një dallim midis “SEECP dhe shtetet pjesëmarrëse” dhe “* Kosovës”. Në vend të termit “pjesëmarrës të SEECP”, ne do të presim përdorimin e termit “SEECP shteteve pjesëmarrëse dhe të Kosovës *” si një formulim të pranueshëm për Republikën e Serbisë”, thuhet në qëndrimin e palës serbe. Ylli i vendosur pas shtetit te Kosoves simbolizon se perfaqesimi i saj nuk eshte si shtet i pavarur por si pjese e Republikes se Serbise.
 
 letra e mogherinit

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)