Kryetari i komisionit evropian Johannes Hahn ka deklaruar se do të ketë perspektivë evropiane për vendet  jashtë BE për integrim të mëtejshëm në strukturat europiane.

Komisioneri Hahn i bëri këto deklarata gjatë një interviste për Deutsche Welle ku theksoi se anëtarësimi i në BE do të ndodhë por vendet duhet të përmbushin detyrat.

Gjithashtu, Hahn theksoi nga Sofja se BE duhet të rrisë bashkëpunimin në infrastrukturë me vendet  jashtë e Ballkanit perëndimor  si dhe bashkëpunim energjetik.

“Ne po punojmë për një Zonë Rajonale të Tregtisë së Lirë, që do t’iu mundësojë vendeve të rajonit të kenë marrëdhënie më të mira tregtare me njëra-tjetrën”, shtoi Hahn.

Komisioneri Hahn theksoi se nuk ka një kohë të caktuar për anëtarësimin e Ballkanit perëndimor por theksoi se vendet kanë bërë hapa por duhet më shumë bashkëpunim dhe përparim për tu bashkuar Bashkimit Europian.