Samiti i Tiranës/ Rama e paralajmëroi dje, Vuçiç e konfirmon: Po udhëtoj për në Shqipëri, gjëra shumë të mira na presin

Samiti i Tiranës/ Rama e paralajmëroi dje, Vuçiç e konfirmon: Po udhëtoj për në Shqipëri, gjëra shumë të mira na presin

Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç po udhëton drejt Tiranës për të marrë pjesë në Samitin e nesërm BE-Ballkani Perëndimor. Prej 5 ditësh ishte e paqartë nëse kreu i shtetit serb do të ishte apo në Samit por ka qenë vetë Vuçiç ka shkruar se priten gjëra shumë të mira. 

“Rrugës për në Tiranë do të ketë shumë gjëra të mira për qytetarët tanë. Shumë gjëra të mira janë në rrugë. Nuk kam bërë asgjë. Nuk jam i sigurt, por patjetër do të ketë disa përfitime nga shkuarja ime në Tiranë. Nëse nuk do të shkoja, sigurisht që do të kishte një dëm të madh për vendin tonë", ka thënë ai, sipas mediave serbe.

I sigurit për praninë e Vuçiç në Samit u shpreh dje Kryeministri Rama, i cili tha me siguri se Presidenti serb do të marrë pjesë në samitin e BE që do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë.

"Serbia do të jetë në Samit dhe presidenti nuk do të ketë asnjë rrugë tjetër vetëm se të vijë në Samit", tha Rama dje. 

Në 1 dhjetor, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç njoftoi se e anuloi vizitën e tij në Tiranë, të planifikuar për t'u mbajtur në 6 dhjetor kur në kryeqytetin shqiptar mblidhen krerët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:03
Vuçiç takohet me Lajçak në Serbi, asnjë fjalë për samitin e Tiranës! Brnabiç: Mendoj se presidenti s’duhet të mungojë

I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak, po qëndron në Serbi ku u takua me presidentin, Aleksandar Vuçiç.

Kreu i Shtetit serb, njoftoi në Instagram se me Lajçak ka bisdeduar për problemet që po kalojnë serbët e Kosovës, sipas tij për shkak të lëvizjeve të njëanshme dhe jolegjitime të Prishtinës.

"Theksova domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe respektimin e të drejtave dhe vullnetit të popullit tonë. Serbia është e vendosur të vazhdojë dialogun konstruktiv, me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit dhe kushteve më të mira për jetën e të gjithëve qytetarëve”, ka shkruar Vuçiç.

Vuçiç nuk e përmend një vendim për të marrë pjesë ose jo, në samitin BE-Ballkanit Perëndimor që mbahet nesër në Tiranë. Megjithatë për mediat vendase, kryeministrja Ana Brnabiç deklaroi se mendon se Vuçic nuk duhet të mungojë në këtë nfgjarje të rëndësishme.

Ora 09:22
Kryeministrja serbe: Vuçiç ende i pavendosur për të ardhur në samitin e BE në Tiranë, duhet të përballet me hipokrizinë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç tha se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç duhet të jetë i pranishëm në samitin e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor që pritet të mbahet të martën në Tiranë. Ajo tha se Vuçiç ende nuk kishte marrë një vendim përfundimtar, megjithatë shtoi se presidenti serb ishte i vetmi që mund të përballej me hipokrizi.

Vendimi i Vuçiç për të bojkotuar samitin, u bë i ditur pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti për të emëruar Nenad Rashiç si ministër në qeverinë e Kosovës. Sipas mediave serbe, reagimi i Vuçiç vinte pasi Rashiç i cili është edhe kryetar i Partisë Demokrateike Progresiste, nuk gëzonte as 0.2% të mbështetjes nga serbët e Kosovës.

Në 1 dhjetor, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka anuluar vizitën e tij në Tiranë, të planifikuar për t'u mbajtur në 6 dhjetor kur në kryeqytetin shqiptar mblidhen krerët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor. 

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 06/12/2022 09:00

    Nuk e ka vendin krimineli ne mjediset e nivelet e qyteterimin evropjan.

    Përgjigju
  • Arbërori: 05/12/2022 16:17

    Edvin shkjau shqipfolës dhe vllau i tij vucic janë kriminel ordiner fashist Putinist…!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025