SERBI - Pak orë përpara samitit të Beogradit, “Kina, Europa Qendrore e Lindore”, kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka nisur një seri takimesh bilaterale dy palëshe me homologët e tij nga vendet pjesëmarrëse në samit.
Fillimisht ai është takuar me homologun malazez Milo Gjukanoviç të cilët ranë dakord për një takim të përbashkët në mars të 2015-ës dhe formimin e një grupi pune për të shqyrtuar projektet e përbashkëta në fushat e energjisë, infrastrukturës dhe transportit.
Gjatë ditës, Vuçiç ka vijuar takimet me homologët bullgarë, të Bosnjë-Hercegovinës, Rumanisë, Polonisë dhe Sllovakisë përpara orës 16:00 ku pritet të nisë samiti. Vuçiç takoi gjithashtu edhe ministrin e transportit kinez Yang Cuantang ku diskutuan ndërtimin e hekurudhave Beograd-Budapest si dhe mënyrën e financimit të projektit.
Përveç kreut të qeverisë serbe dhe atij kinez, ky samit do të bëjë bashkë 14 kryeministra të tjerë nga vendet e Evropës Qendrore e Lindore. Qëllimi i takimit në Beograd pritet të sigurojë vazhdimësinë e përpjekjeve të përbashkëta për të forcuar bashkëpunimin e Kinës me vendet e Europës Qendore e Lindore, projekt i nisur tre vjet më parë në Budapest dhe që u thellua në takimet e Vrashavës në prill 2012 dhe ai në nëntor 2013 në Bukuresht.
Takimi i Beograd pritet të përqendrohet në bisedime konstruktive që pritet të sjellin marrëveshjen mbi projekte të veçanta bashkëpunimi mes vendeve pjesëmarrëse.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO