Fëmijët e Beratit dhe Elbasanit kanë dhënë kontributin e tyre për “Shtëpinë e Evropës”, ku do të priten liderët që do të marrin pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian më 16 maj në Tiranë. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se Evropa me sytë e fëmijëve është e mrekullueshme. 

“Evropa e parë  me sytë tuaj është e mrekullueshme. Me këto do të ndërtojmë Shtëpinë e Evropës tek Sheshi Skënderbej në Tiranë ku më pas më 16 maj do të vijnë xhaxhat dhe tetat nga gjithë Evropa, të gjithë udhëheqësit dhe udhëheqëset e Evropës do të marrin nga ju kërkesën në emër të Shqipërisë që të bëhet anëtare e BE”, u shpreh Rama mes fëmijëve. 

“Mirëmëngjes dhe me kontributet e fëmijëve në Berat dhe Elbasan për Shtëpinë e Europës, e cila po ngrihet tek kopshti i Skënderbeut në Tiranë, ku më 16 maj do të mblidhen udhëheqësit e krejt kontinentit tonë demokratik, për Samitin e Komunitetit Politik Europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. 

Xh.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 11 Maj, 21:43

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?