Samiti me liderët e Rajonit në Tiranë, Zaimi: Kurti mungoi se s’patëm koordinim! Çika: Mos të fshihet pas gishtit, lëvizje politike! Malaj: Ballkani Hapur i përket së shkuarës

Një mbledhje pa Kosovën e përfaqësuar si vend i Rajonit në Tiranë, ishte kryefjala e diskutimit në emisionin ‘5 pyetjet’ nga gazetari i Report Tv, ilri Babaramo. Për anëtarëin e Lëvizjes Vetëvendosjes Arbër Zaimi thotë se mospjesëmarrja e Kurtit në samit nuk ka qenë me qëllim por për shkak të një moskoordinimi.

“Ishte një moskoordinim mosprezenca e Kurtit. Megjithatë kjo duhet të trajtohet me seriozitet kjo çështje, u anulua një mbledhje e përbashkët mes dy qeverive. Shqipëria u bë vendi i parë që përdrodhi krahun Kosovën. Për çfarë? Për të dalë kundër saj në një kohë kur ka çështje territori dhe legjislative. Në raport me Kosovën. Lidershipii  Shqipërisë duhet të mbështesë atë të Kosovës. “- tha Zaimi.

Ndërsa për ish ministrin e Ekonomisë, Arben Malaj thotë se ishte shumë e rëndësishme pjesëmarrja e Kurtit në samit.

“E para, takimi i sotëm duhet të kishte përfaqësim të Kosovës. I takon qeverisë shqiptare të zgjdhë dilemën mediatike nëse qeveria e Kosovës e abandonoi apo u bë bllokadë qeveria shqiptare që mos të vinte zv kryeministri Bislimi. Përfundimisht u hoq dor nga Ballkani i Hapurr. Por Open Balkan aq sa ka bërë ka bërë, por nuk shoh impakt në zhvillimin ekonomik.”- tha Malaj.

Pedagogu i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare e sheh si pozitive samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë. Ndonëse e sheh si të dobishëm, Çika thotë se nuk ka pasur një fedback real të asaj që mund ta cilësojmë si të frytshëm nga ky samit.

Ndër të tjera, refuzimin e Kurtit për të mos marrë pjesë e sheh si lëvizje politike.

"Procesi i Berlinit është rikthyer në atë që ka qenë iniciativa e saj parësore. Ajo që ishte një platformë për të vënë në lëvizje vendet e Ballkanit nga të cilit thuhej se Procesi i Berlinit ishte në një letargji për arsye të ndryshme. Procesi Berlinit u pa si platformë për të vënë lëvizje vendet e Ballkanit, por edhe si një formë presioni për të rikthyer vëmendjen te rajoni. Ajo që është djegia e procesit të Open Balkanit është mëse natyral, i parashpallur. Tashmë kemi vëmendjen e BE-së dhe të Gjermanisë e Francës kundrejtë të gjithë integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Samiti i tetorit në Tiranë i jep rëndësi vendit tonë dhe priten që të paraqiten platforma e shtylla ku do shihet në vazhdimësi sesi do të zhvillohet ky proces. Ajo që ndodhi sot në Tiranë e shoh pozitive, sepse shkunden  nga formalizmat liderët kur ka samite të këtij lloji. Nuk kemi një feedback me produkte reale me përfundimet reale, s’ka asgjë të keqe që liderët të takohen dhe të vendosin se cilat do të jenë hapat për tetorin.

Mos të fshihemi pas gishtit tonë. Mospjesëmarrja e Kurtit ishte e vetëdijshme. Është një mospjesëmarrje në vazhdimësi edhe e mostakimit e takimit të turit ballkanik të Ramës. Ishte vendim politik."- tha Çika 

Zaimi nga ana tjetër ka ritheksuar edhe njëherë se Kurti ka pasur një event me rendësi në Greqi.

“Konferenca është e rëndësishme. Kështu që ka qenë një aktivitet i organizuar shumë herët. Megjithatë nuk do ishte e pamundur koordinimi. Ka ndodhur diçka në prapaskenë, se dikur thoshte që është i përjetshëm.  S’është larguar policia e Ksoovës, kërkesa ka qenë që të largohen nga ndërtesat e komunave sepse konsiderohet si provokim. Kosova ka gjykuar që s’ka pasur më trazira ku ka larguar nga godinat 25% të policëve, këta policë vazhdojnë akoma të jenë prezent.”- tha Zaimi.

 

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mergimtari: 18/07/2023 12:08

    Mos pjesemarrja e Kurtit dihej.Pas mostakimit te Rames ne Prishtine,Ai e kate veshtire te "ulet" pasi i duket vetja i madh.Pa dialog nuk mund te kete perparim te jetes midis shteteve.

    Përgjigju
  • Arbëri: 18/07/2023 10:37

    Rama punon për serborus o mjerana , së shpejti do bindeni, dhe pastaj do hani ate që e bëni vet

    Përgjigju
    • Deni: 19/07/2023 08:44

      E thene kjo nga nje arber duhet te jete e vertete.Te fala zdravo Qeverise.

  • Kistra: 17/07/2023 22:29

    Pse keni ftuar vetem Arber Zaimin?! Keni harruar Boiken Abazin, Elvis Hoxhen, Dejona Mihalin, Hysamedin Ferajn e kori i urrejtesve te Rames do ishte me i plote! Po edhe emisioni do ka arrinte qellimit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arjan Hoxha nga selia blu: Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme nga institucionet e shtetit, SPAK ta hetojë!

Arjan Hoxha nga selia blu: Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme nga institucionet e shtetit, SPAK ta hetojë!