Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka falënderuar liderët pjesëmarrës në samitin e “Koalicionit të Vullnetmirëve” në Berlin, ku po diskutohen masa të tjera për mbështetjen e Ukrainës. Në një postim në rrjetin X, Zelensky kërkoi që vendimi i Bashkimit Evropian për t'i dhënë Ukrainës 45 miliardë euro për nevojat buxhetore të zbatohet sa më shpejt. “Duhet të forcojmë mbrojtjen ajrore, veçanërisht përmes programit PURL, të përgatisim një paketë dimërore me raketa për kapjen e raketave balistike dhe të zhvillojmë kapacitete të reja mbrojtëse që mund t'i ndërtojmë së bashku me Evropën”, deklaroi ai. Presidenti ukrainas theksoi gjithashtu se në takim po diskutohen edhe nisma diplomatike për arritjen e një paqeje dinjitoze. “Falënderoj të gjithë partnerët që marrin pjesë sot në takimin tonë të Koalicionit të Vullnetmirëve”, shkroi Zelensky.
Lajmi kryesor:
Liderët e 'Koalicionit të Vullnetmirëve' mblidhen në Berlin për Ukrainën! Von der Leyen: Vetëm të fortë mund të arrijmë një paqe të drejtë! Kievi: Putin është terrorist (VIDEO)









