Ushtria daneze ka deklaruar se do të rrisë praninë e saj sot në Groenlandë teksa zyrtarë nga të dy vendet do të takohen me homologët amerikanë në Shtëpinë e Bardhë.

“Tensionet gjeopolitike janë shpërndarë në Arktik”, deklaron Ministria daneze e Mbrojtjes. “Nga sot, do të ketë prani të zgjeruar ushtarake brenda dhe përreth Groenlandës, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët e NATO-s.”

Ministria thotë se qëllimi i ushtrimit është trajnimi i forcave në kushtet e Arktikut dhe forcimi i sigurisë së bllokut në rajon.

 


Lajmi kryesor:

Trump këmbëngul: Na duhet Groenlanda, çdo alternativë tjetër është e papranueshme! Sot samiti vendimtar