Samitin COP20, liderët shtyjnë
bisedimet për "ngrohjen globale"

Liderët botërorë kanë vendosur të shtyjnë bisedimet për ndryshimet klimatike që po mbahen në një seancë të OKB-së në kryeqytetin peruan, Lima. Rreth 190 kombe janë mbledhur në samitin COP20 që nga data 1 dhjetor në përpjekje për të rënë dakord për të luftuar ngrohjen globale.
 
Por bisedimet kanë ngecur në disa çështje. Kombe në zhvillim si Kina dhe India duan që shtetet më të pasura të zvogëlojnë efektin serë dhe të paguajnë për vendet e varfra. Por, Bashkimi Europian dhe SHBA-të duan që kombet më të varfra të zvogëlojnë emëtimet e gazrave në atmosferë.
 
Ky samit është shansi i fundit për hartimin e një marrëveshje formale ndërkombëtare përpara një samiti më të madh që do të mbahet vitin e ardhshëm në Paris ku pritet të nënshkruhet një marrëveshje globale për klimën.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen