Rey Manaj është dëshira e Frosinones, klubit që sezonin e ri do luajë në Serie A. Pasi fitoi promovimin në ligën e më të mirëve në Itali, duke përfunduar Serinë B 2022-23 në vendin e parë në renditje, Frosinone po lëviz në treg për të forcuar skuadrën. Siç raporton Luca Cilli, verdheblutë po mendojnë të nënshkruajnë me Rey Manaj, i cili mbeti i lirë pas përfundimit konsensual të kontratës me Watford, që ndodhi më 8 shkurt 2023.
Këtë e konfirmoi vetë Guido Angelozzi, drejtori teknik i Frosinones, i cili pranoi se e kishte në plane sulmuesin. Lojtari i kombëtares shqiptare do të rikthehej në Itali pas eksperiencave të tij me Cremonese, Inter, Pescara, Pisa dhe Spezia. I lindur në vitin 1997, ai shënoi 5 gola në 30 paraqitje mes Serie A dhe Coppa Italia me fanellën e Spezias.
Te bardhezinjtë e Serie A ai kaloi në huazim nga Barcelona, teksa emri i tij u shënua në ekipin e parë të katalanasve, kjo pas problemeve të tyre dy sezone më parë. Kujtojmë se te Frosinone luan edhe shqiptari tjetër, Marvin Çuni.
Aman cfare shkruani per kete futbollist te deshtuar. Pae nuk i jepni ze brezave te rinj. Po mereni me kete qe ska qene asnjehere ne nivelin e reklames qe i behet.
Përgjigju