Sampdoria piketon lojtarin e Kombëtares, mund ta marrë në verë

Sampdoria piketon lojtarin e Kombëtares, mund ta marrë në verë

Emanuele Ndoj, mesfushori i përfaqësueses Shpresa

Sampdoria ka piketuar një futbollist shqiptar dhe do të bëjë lëvizjen e saj gjatë verës për të siguruar firmën me të. Bëhet fjalë për Emanuele Ndojin, mesfushorin e talentuar të përfaqësueses Shpresa, i cili është ftuar edhe një herë me kombëtaren kuqezi të drejtuar nga Panucci. 

Lojtari i cili është rritur tek akademia e Romës, ka luajtur rregullisht në dy sezonet e fundit te Breshia në Serie B dhe, ndonëse nuk ka arritur të provojë elitën e futbollit italian, ka shumë skuadra të cilat kanë shfaqur interesim për të.

Për këtë arsye, drejtori sportiv i Sampdorias, Carlo Osti, ka qenë i pranishëm në ndeshjen mes Citadella-s dhe Brescia-s për të parë nga afër futbollistin shqiptar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë