Kupa e Italisë zhvilloi mbrëmjen e së mërkurës tre nga ndeshjet e fazës së 1/16. Ndeshja më e rëndësishme ishte derbi i ‘Ferraris’, ku Sampdoria kaloi më tej kundër Genoas. Një biletë për në 1/8 edhe për Udinesen dhe Cesenan.
Në ‘Ferraris’, Genoa dhe Sampdoria barazuan 1-1 pas kohës së rregullt, teksa ishin dorianët e Andrea Sottil që kaluan më tej pas penalltive. Genoa me Pinamontin kaloi e para në epërsi, ndërsa Borini në minutën e 83 barazoi gjithçka, me Sampdorian që kaloi më tej. 15 të plagosur dhe dy tifozë të ndaluar pas përplasjes mes ultrasve.
Udinese fitoi 3-1 kundër Salernitanës me golat e Bijol, Luca dhe Ekkelenkamp. Nga ana tjetër Cesena fitoi 0-1 kundër Pisas me golin e Celia.
Deri në këto momente janë mësuar këto çifte: Juventus - Cagliari, Fiorentina - Empoli, Atalanta - Cesena, Milan - Sassuolo, Roma - Sampdoria, Inter - Udinese.
Genoa - Sampdoria, 15 të plagosur dhe dy ultras të ndaluar pas përleshjes mes tifozëve
Pesëmbëdhjetë persona të plagosur lehtë, brenda dhe jashtë 'Marasit' dhe dy të arrestuar. Ky është bilanci i përleshjeve të ndodhura para dhe pas derbit të Genoas në Kupën e Italisë, të fituar me penallti nga skuadra e Sottili.
Një nga të plagosurit u lëndua nga një bombë tymi e hedhur nga ultrasit kundërshtarë. Gjatë trazirave, dy djem u ndaluan nga policia në një rrugicë në Viale Ansaldo ku fshiheshin një grup ultras me kapuç, pasi nisën përleshjet.