Rey Manaj, ish-sulmuesi i Barcelonës mund të bashkohet me Sampdorian e Pirlos në Serinë B të futbollit në Itali. Pasi i dha lamtumirën Gabbiadinit, Sampdoria po kërkon përforcime në sulm dhe emri i fundit, sipas raportimeve nga La Repubblica, është ai i Rey Manaj, aktualisht i lirë pas përfundimit të eksperiencës angleze me Watford.
Klubi i Sampdorias dhe agjenti i ish-futbollistit të Spezias po përpiqen të kuptojnë nëse negociatat do të sjellin 'tym të bardhë', por Manaj mund të rikthehet në Itali pas eksperiencës me Cremonese, Inter, Pescara, Pisa dhe Spezia.
Nuk është vetëm skuadra e drejtuar nga Andrea Pirlo që kërkon Manaj, pasi në SHBA pak ditë më parë u raportua se LA Galaxy ishte pas sulmuesit 26-vjeçar të kombëtares shqiptare.