Janë të shpeshta aksidentet kur mbi telefon na derdhet gota e çajit apo ndonjë gjë tjetër. Por, Samsung ka lançuar modelin e ri të Galaxy S4, i cili është rezistent ndaj ujit dhe ndaj pluhurit. Kompani thotë se  telefoni është një model më i avancuar i Galaxy S4 për të shmangur aksidentet dhe dëmet e shkaktuara nga aksidentet.

Megjithatë, edhe pse ky telefon është i projektuar për të qenë rezistent ndaj aksidenteve, në rast defektesh garancia nuk përfshin dëmet e shkaktuara nga keqpërdorimi i tij. Kompania gjigande Samsung e cilëson këtë model si mjetin perfekt për të eksploruar objekte të ndryshme gjatë aventurave.
S4
Modeli i ri Samsung Galxy S4 mund të qëndrojë nën ujë për 30 minuta dhe mund të bëni fotografi siç bëni me aparat fotografik rezistent ndaj ujit. Telefoni ofron gjithashtu një palë kufje, edhe këto të padepërtueshme nga uji. Ekrani LCD ka një komponent të ri që quhet “Glove Touch”.

Kjo nënkupton se ekrani përdoret gjithashtu edhe me doreza. Sipas udhëzuesit të telefonit, përdorusit në momentin që zhyten nën ujë, fillimisht ata duhet të mbulojnë me portat e USB-së.

Pa bërë këtë gjë, telefoni nuk duhet të futet në ujë. Modeli i Samsung Galaxy S4 rezistent ndaj ujit, vjen pas modelit të Sony Xperia Z, i cili reziston në ujë deri në 1 metër thellësi për 30 minuta.

(v.gj/shqiptarja.com)