SEUL - Samsung Electronics ia ka kaluar Nokia-s duke u bërë prodhuesi më i madh në botë i celularëve, thotë firma e studimeve të tregut Strategy Analytics.
Nokia kapi vendin e parë në vitin 1998 duke kaluar Motorolën, por në tremujorin e parë të 2012 Samsung nxorri në treg 93 milionë celularë, krahasuar me 83 milionë nga Nokia.
Samsung raportoi edhe fitimin më të madh të një tremujori që prej vitit 2008, plot 5 trilionë dollarë fitim neto deri në 31 mars, 81% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Samsung është gjithashtu edhe prodhuesi më i madh në botë i televizorëve dhe ekraneve të sheshtë.
Në 3 maj Samsung do të prezantojë serinë e re Galaxy të telefonave. Seria Galaxy ka qenë shumë e kërkuar dhe e ndihmoi Samsung t’ia kalonte Apple dhe të bëhej shitësi më i madh në botë i smartphone-ve.
(ep/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com