Samuel Eto’o ka nostalgji për Serie A, kërkon të kthehet te Inte

Samuel Eto’o ka nostalgji për Serie A, kërkon të kthehet te Inte
Sulmuesi kamerunas Samuel Eto'o është duke planifikuar të largohet nga ekipi i tij, Anzhi dhe të rikthehet në radhët e Interit. “Corriere dello Sport” shkruan se ylli kamerunas nuk është i kënaqur me jetën në Rusi dhe standardin e Ligës Ruse dhe për këto shkaqe dëshiron të largohet.

Presidenti i Interit, Massimo Moratti është i vetëdijshëm për zhgënjimet e Eto'o dhe është i hapur për të sjellë përsëri ish-sulmuesin e zikaltërve për sezonin e ardhshëm. Eto'o, me një pagë vjetore rekord botëror prej 20milionë euro, edhe gjatë merkatos së janarit ishte afër rikthimit në ekipin zikaltër në formë huazimi, në kohën kur Premier League ruse ishte në pushim.

Samuel Eto'o u transferua te Anzhi në gushtin e vitit të kaluar, por tani është i gatshëm të kthehet sërish në folenë kur fitoi titullin e Serie A-së dhe Champions League. (rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?



×

Lajmi i fundit

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut