'San Siro' kërkon finalen e Champions League

'San Siro' kërkon finalen e Champions League

Stadiumi 'San Siro'

"San Siro" ende ëndërron finalen e Ligës së Kampionëve, e cila mund të jetë e pesta e kompeticionit më të mirë europian që luhet në Milano. Drejtuesit e Federatës e bën këtë duke paraqitur shprehjen e interesit në UEFA për të pritur finalen e vitit 2026 ose 2027, një kandidaturë e cila më pas do të duhet të paraqitet zyrtarisht deri më 21 shkurt 2024 për të sjellë organin evropian në vendimin përfundimtar.

Veç mitikut "San Siro" është edhe kandidatura e "Puskas Arena" në Budapest. Nëpërmjet faqes së saj të internetit, UEFA komunikoi se kishte marrë deklarata interesi nga Milano dhe Budapesti për Champions League, ndërsa 4 shtete janë në garë për Ligën e Europës (Dusseldorf-Frankfurt-Gelsenkirchen-Leipzig-Shtutgart për Gjermaninë, Bukuresht për Rumaninë, Glasgow për Skocinë, Stamboll për Turqinë).

Gjashtë shtete janë në garë për të marrë të drejtën e finales në Ligën e Konferencës (Leipzig për Gjermaninë, Jerusalemi për Izraelin, Oslo për Norvegjinë, Glasgow për Skocinë, Gjenevë për Zvicrën dhe Stamboll për Turqinë).

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës