TIRANE- Përfshirja e Forcave të Armatosura në debate politike është quajtur si një veprim jo i drejtë nga eksperti ushtarak dhe këshilltari i kryeministrit për Çështjet e Sigurisë Sandër Lleshi. I ftuar në emisionin “Tete a tete” në studion e “A1 Report”, Lleshi theksoi rëndësinë që Forcat e Armatosura të mos përfshihen në çështje politike. Lidhur me propozimet për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të NATO-s, këshilltari i kryeministrit për Çështjet e Sigurisë, tha se projektligji synon përmirësimin e kuadrit ligjor, ndërsa theksoi se nuk preken kompetencat e Presidentit të parashikuara në Kushtetutë.
Sa i takon çështjes se shqiptarëve që shkojnë në Siri për të luftuar, Lleshi tha se ky është një çështje që ka ndodhur edhe në vende të tjera evropiane, ndërsa theksoi se institucionet shqiptare reaguan në mënyrë adekuate.
Një tjetër çështje ku u fokusua biseda, kanë qenë edhe zhvillimet në Ukrainë. Sandër Lleshi tha se Shqipëria si një vend i NATO-s ndjek me vëmendje zhvillimet në Ukrainë, ndërsa u shpreh se “vendi ynë është i përgatitur për të marrë pjesë në çdo vendimmarrje politike në NATO në lidhje me Ukrainën”.
Ku konsistojnë ndryshimet në ligjin për sigurinë?
Kjo është një çështje aspak politike, por e mirëfilltë që buron nga përafrimi në legjislacionin e NATO-s. Duhet trajtuar problemet e legjislacionit që të përputhen me ato të NATO-s. Në këtë kuadër përfshihet gjithë korpusi ligjor për t’u përafruar me këto standarde.
A ka të bëjë me ekuilibrat e ndarjes së pushteteve?
Ka të bëjnë me të gjitha fushat që lidhen me sigurinë kombëtare, ushtrinë, forcat e armatosura, policinë. Por në pikëpamje doktrinore duhen parë, por nuk ka prekje kompetencash. Kompetencat e presidentit janë të shprehura në Kushtetutë. Presidentit i jepen kompetenca ekzekutive të konsiderueshme edhe në fushën e mbrojtjes. Këto kompetenca nuk mund t’i prekë një ligj. Drafti i ri riartikulon kompetencat që presidenti i janë dhënë me kushtetutë. Në kushtetutat e vendeve të tjera, përdoret një term tjetër, ku thuhet se Presidenti konfirmon gradat. Ndërsa në Shqipëri është jep gradat madhore. Tjetër emëron Shefin e Shtabit të Përgjithshëm. Këto kompetenca nuk preken as me ligjin e ri. Ligji i ri ndryshon disa kompetenca që me një ligj të mëparshëm i janë dhënë Presidentit, për emërimin e ushtarakëve me gradë madhore, duke përjashtuar shefin e shtabit dhe drejtuesit madhore. Në momentin që një gjeneral merr detyrën, se ku përdoret ky njeri është çështje e mirëfilltë menaxhimi. Vendet e tjera të NATO-s ka një praktikë tjetër, ku në mbi 75% të vendeve emërimi i gjeneralëve nuk është kompetencë e kreut të shtetit. Ndërsa kompetencat e tjera janë në dorë të qeverisë. Shumica e vendeve përfshi edhe monarki apo republika presidenciale nuk e kanë këtë kompetencë. Por do thoja se menaxhimi iu personelit është barrë, jo kompetencë. Gjeneralët s’mund të hiqen nga forcat e armatosura pa miratimin e presidentit.
Ju thoni se projektligji nuk ka ngarkesë politike?
Ka ngutje së fundmi për të bërë politikë me forcat e armatosura, por këto të fundit nuk mund të bëhen top për fushën politike. Sigurinë nuk mund ta garantojë as mazhoranca vetëm, as opozita, ndaj them se është i panevojshëm politizimi i kësaj çështje. Kjo është një çështje aspak politike, por e mirëfilltë që buron nga përafrimi në legjislacionin e NATO-s.
Ka dimensione të reja për ngjarje të tjera që kanë qenë në distancë, si për shembull terrorizmi. Rasti i shqiptarëve që shkojnë për të luftuar në Siri, si i shikoni këto zhvillime?
Nga dita kur ne kemi ndarë fatin e ardhshëm tonin me aleancën e NATO-s kemi marrë përsipër përfitimet, por edhe brisqet që na vijnë prej saj. Padyshim që shtrohen përpara në këtë kuadër sfida të reja. Ky nuk është një zhvillim krejtësisht i papritur. Ne kemi jetuar për dekada me radhë të izoluar. Kishim shpallur të gjithë botën armik, dhe krihs8im krijuar një botë relative. Futja në aleanca na bën të konsiderojmë edhe rreziqe të tilla si terrorizmi. Është herët për të thënë që është fenomen, por është diçka që na bën të mendojmë për këtë situatë, edhe pse nuk duhet të na alarmojë detyrimisht,. Nuk është një fenomen vetëm shqiptar. Dukuritë shqiptare nuk janë të ndryshme nga ato që ndodhin edhe në vende të tjera evropiane. Ka pasur historikisht njerëzit që shkojnë për të luftuar, edhe do ketë. Shumë njerëz janë befasuar nga kjo ngjarje, por raste të tilla ka patur edhe në vende të tjera evropiane. A është konflikt fetar ky i Sirisë, është edhe kjo çështje e diskutueshme. Institucionet e shtetit shqiptar kanë reaguar në proporcion adekuat. Edhe aktorët joshtetërore dhe komuniteti mysliman kanë reaguar me maturi.
Sa i takon zhvillimeve gjeopolitike, po i referohem rastit të Ukrainës, si mendoni a konsiderohen këto zhvillime në Shqipëri?
Për sa kohë jemi pjesë e NATO-s ne jemi afër me Ukrainën. Në një fare mënyre Ukraina është në kufi me ne, dhe zhvillimet e ndodhura aty e kanë vëmendjen e shtetit shqiptar. Ne e ndjejmë veten të detyruar ta ndjekim situatën atje, e cila padyshim është e ngarkuar. Ukraina është një vend jashtë ombrellave të mëdha, nuk është në NATO, ka konflikt me një fuqi tjetër të madhe, dhe pamë sesi u ç’integrua sistemi i tyre i sigurisë. Nuk funksionoi asnjë prej instrumenteve të tyre të sigurisë kombëtare. Bëhet fjalë për një konflikt të madh. Rusia ka interesa të mëdha aty. Ukraina është pjesë e shqetësimit tonë, dhe institucionet tona ndjekin me vëmendje dinamikat. Ne jemi të përgatitur për të marrë pjesë në çdo vendimmarrje politike në NATO në lidhje me Ukrainën.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com