Sandri dhe Dashnor Diko lënë muzikën, bëhen bojaxhinj
Dy këngëtarët i kanë përveshur mëngët drejt një biznesi më fitimprurës se muzika, siç është biznesi i bojërave ku ata shfaqen si bojaxhinj profesionistë.
Dy nga këngëtarët më të njohur Aleksandër Gjoka dhe Dashnor Diko shumë shpejt do të mund t’i shohim në role krejt të rinj. Dy këngëtarët i kanë përveshur mëngët drejt një biznesi më fitimprurës se muzika, siç është biznesi i bojërave ku ata shfaqen si bojaxhinj profesionistë. E gjithë ngjarja është pjesë e serialit më të ri që titullohet “Një dado për babin”, e cila do të shfaqet për publikun në 6 shkurt. Sandri dhe Diko kanë vendosur ta provojnë veten edhe në fushën e aktrimit ku duket se ia kanë dalë shumë mirë. Megjithatë të dy nuk bëjnë dot pa kitarë dhe kjo shihet qartë edhe nga fotot e mëposhtëme. Seriali “Një dado për babin”, është i natyrës komike dhe në çdo seri do të ketë nga një personazh vip në rol. (jh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Të drejtë
13%
Të gabuar
85%
Nuk e di
2%
Vota total: 301
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?