Dy nga këngëtarët më të njohur Aleksandër Gjoka dhe Dashnor Diko shumë shpejt do të mund t’i shohim në role krejt të rinj. Dy këngëtarët i kanë përveshur mëngët drejt një biznesi më fitimprurës se muzika, siç është biznesi i bojërave ku ata shfaqen si bojaxhinj profesionistë. E gjithë ngjarja është pjesë e serialit më të ri që titullohet “Një dado për babin”, e cila do të shfaqet për publikun në 6 shkurt. Sandri dhe Diko kanë vendosur ta provojnë veten edhe në fushën e aktrimit ku duket se ia kanë dalë shumë mirë. Megjithatë të dy nuk bëjnë dot pa kitarë dhe kjo shihet qartë edhe nga fotot e mëposhtëme. Seriali “Një dado për babin”, është i natyrës komike dhe në çdo seri do të ketë nga një personazh vip në rol. (jh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com











