TIRANE - Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, në një postim në rrjetet sociale i bën thirrje qytetarëve të nxitojnë që të marrin kartat e reja të identitetit brenda muajit dhjetor, Bëhet fjalë për kartat që kanë kaluar afati 10-vjeçar të vlefshmërisë në fillim të vitit 2019, dhe që ministria e shtyu afatin deri në fund të vitit.
"2019-a është një vit rekord për shtimin dhe përmirësimin e kushteve për pajisjen me pasaportë dhe letër njoftimi.
Por, përsëri mbetet shqetësim vonesa e shumë qytetarëve për të aplikuar.
Që të shmanget stresi në fund të dhjetorit, kur dokumentet e vjetër skadojnë dhe zhgënjimi i janarit, kur shumë shërbime nuk mund të jepen pa dokumentet e identitetit, sot kërkohet që qytetarët të NXITOJNË për të aplikuar në zyrat përkatëse", shkruan Lleshaj.

-
Nqse nuk ridizenjohen me të tjerë standarte dizenjimi dhe cilësie, NUK MAR as id dhe as passaporte. Pasaportes që kam i eshte fshire shqiponja në kopertine si dhe shkronjat. Id eshte gjithashtu nje mysybet në dizajn!
Përgjigju-
Nuk thua shyqyr qe i eshte fshire?!
-
Ke te drejte, ID eshte skandal ne dizajn.
-
-
Banoj ne Durres por gjendjen civile e kam ne Librazhd mund te aplikoj per karten ne Durres
Përgjigju-
ndrysho gjendjen civile
-











Komente
Komento