Sanino: Reforma Zgjedhore të
jetë gati për zgjedhjet e 2013

Sanino: Reforma Zgjedhore të<br />jetë gati për zgjedhjet e 2013
TIRANE- Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit të Ballkanit në Komisionin Europian ishte i pranishën në mbledhjen e Komisionit ndërministror të Integrimit ku kryeministri Berisha i dorëzoi plani i veprimit  për adresimin e rekomandimeve të KE-së. Zoti Sanino e vlerësoi si "serioze" punën dhe kërkoi vazhdimin e frymës konstruktive mes forcave politike.

“KE ju përgëzon për frymën konstruktive që ekziston mes të gjitha forcave politike dhe ju inkurajojmë. Fyle nënvizon se është shumë e rëndësishme që agjenda e BE të jetë agjenda kombëtare e Shqipërisë. Dhe suksesi i zbatimit të planit të veprimit do të jetë sukses i të gjithë palëve. Nuk më shkon në mendje të jemi të suksesshëm të gjithë bashkë.”- deklaroi Sanino.

AI nënvizoi dhe gjithëpërfshirjen e shoqërisë civile për zbatimin e këtij plani veprimi.“Duam, e dëshirojmë angazhimin e të gjitha palëve. Është shumë e rëndësishme. Ajo që ne presim është gjithpërfshija në proces edhe e shoqërisë civile që të vihet në zbatim plani i veprimit”- nënvizoi Sanino ndërsa siguroi se KE, komisoneri Fyle, dhe të gjithë ata që gjenden në Tiranë do të jenë të gatshmë që të japin ndihmesën që plani i veprimit të zbatohet plotësisht.

BERISHA: PLANI I VEPRIMIT, PUNE E TE GJITHA PARTIVE, DO HEQIM DHE IMUNITETIN
Nga ana e tij Kryeministri vlerësoi se plani i veprimit është hartuar pas një pune të përbashkët mes të gjitha forcave politike shqiptare, dhe përfaqësues të Komisionit Europian në Tiranë. Berisha falenderoi Saninon për angazhimin e tij dhe e informoi se po punohet për rregulloren e parlamentit, ngritjen e Gjykatës Administrative, e reformen e pronësisë por dhe heqjen e imunitetitë.
 “Dua të informoj se opozita dhe pozita janë dakord për heqjen e imunitetit. Nuk bien dakord për procedurën, nëse duhet prekur Kushtetuta apo jo. Në këtë rast dua tju them se është qeveria që do të bëjë kompromisin, do pranojmë atë formë që opozita e quan më të përshtatshme realizimin e heqjes së imuniteteve”

SANINO: PERFUNDONI REFORMEN ZGJEDHORE
Drejtori i Përgjithësh i Zgjerimit të Ballkanit, në  KE, Stefano Sanino vuri theksin në realizimin e reformës zgjedhore, si tepër të rëndësishme që zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Reforma zgjedhore të përfundojë në javët në vijim që të sigurohemi që zgjedhjet në Shqipëri të bëhen në mënyrën më të mirë të mudshme. Kjo është tepër kritike për të ardhmen”.
vijon

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Plani i investimit për Thethin, Rama: Lehtësojmë taksimin! Projekt i ri për furnizimin me energji, mbështetje për panele diellore

Plani i investimit për Thethin, Rama: Lehtësojmë taksimin! Projekt i ri për furnizimin me energji, mbështetje për panele diellore