Prodhuesi francez i makinave Renault ka njoftuar se po pezullon edhe një herë punën në fabrikën e tij në Moskë.

Më herët gjatë ditës së sotme, presidenti i Ukrainës i bëri thirrje Renault dhe kompanive të tjera franceze që të largohen nga Rusia, teksa ai iu drejtua parlamentit francez përmes videolidhjes.

"Ata duhet të ndalojnë financimin e vrasjeve të grave dhe fëmijëve," u tha ai deputetëve francezë.

Renault kishte rifilluar operimet në Moskë këtë javë, pas ndërprerjes së punës pas pushtimit të Ukrainës. Në një deklaratë të lëshuar mbrëmjen e së mërkurës, theksoi se tashmë ishte në përputhje me sanksionet ndërkombëtare ndaj Rusisë.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë, G7: Asnjë shtet s'duhet të ndihmojë Rusinë! Biden paralajmëron Putin: Nëse ka sulme kimike, do përgjigjemi! Von der Leyen: Task forcë për energjinë