Sanksionet ndaj Rusisë, anulohen përballjet sportive! Kombëtarja kuqezi nuk luan sfidën e qershorit ndaj rusëve

Sanksionet ndaj Rusisë, anulohen përballjet sportive! Kombëtarja kuqezi nuk luan sfidën e qershorit ndaj rusëve

Ndër masat e marra nga qeveria shqiptare ndaj pushtimit rus te Ukrainës është qe vendi ynë nuk do luaj asnjë ndeshje sportive me Rusinë. Kjo do te thotë se ndeshje e Ligës së Kombeve mes Shqipërisë dhe Rusisë nuk do zhvillohet. Janë dy ndeshje me sistem vajtje ardhje që tashme do hiqen nga axhenda, ndërsa Shqipëria nuk është e para që ka marrë këtë masë.

Kjo do të thotë që edhe ndeshja Rusi-Shqipëri për Ligën e Kombeve e parashikuar për t'u luajtur me 2 dhe 13 qershor 2022 nuk do të zhvillohen. Shqipëria do të priste Rusinë me 2 qershor dhe me 13 qershor Rusia do të priste Shqipërinë. Deri tani kanë refuzuar të luajnë ndaj Rusisë edhe Polonia, Suedia e Çekia.

Gjithashtu edhe finalja e Ligës së Kampionëve të vitit 2022 do të luhet në Paris pasi Rusia u hoq nga ndeshja pas pushtimit të Ukrainës.  


Lajmi kryesor:

Shqipëria paketë të parë sanksionesh ndaj Moskës, Xhaçka: Preken 654 individë dhe 52 subjekte! Ngrijmë asetet e Putin e Lavrov! Mbyllim hapësirën ajrore për Rusinë dhe faqet web ruse


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në lagjen ’24 Maji’, 1 i plagosur (EMRI)

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në lagjen ’24 Maji’, 1 i plagosur (EMRI)