Shqipëria paketë të parë sanksionesh ndaj Moskës, Xhaçka: Preken 654 individë dhe 52 subjekte! Ngrijmë asetet e Putin e Lavrov! Mbyllim hapësirën ajrore për Rusinë dhe faqet web ruse

Shqipëria ka ndërmarrë një paketë të plotë të parë sanksionesh ndaj Rusisë të karakterit individual dhe ekonomik, ku preken 654 individë dhe 52 subjekte, e cila u ndoq edhe nga paketë e dytë që bllokoi faqet web ruse edhe në Shqipëri mes te cilave edhe Russia Today. Duke iu bashkuar masave që janë marrë nga SHBA dhe BE, edhe vendi ynë vendosi sanksione ndaj Rusisë për të dënuar agresionin e saj ndaj Ukrainës. Gjithashtu Shqipëria ka mbyllur nga sot hapësirën ajrore për të gjithë operatorët ajrorë rusë apo çdo avion të regjistruar në Rusi. në vendin tonë do e kenë të ndaluar të udhëtojnë të gjithë personat e listuar nga BE, diplomatë e zyrtarë rus dhe njerëzit e biznesit.

Hartimi i bazës ligjore të këtyre sanksioneve do të jetën në sektorët e financës, energjisë, transporti dhe teknologjisë, ku do të ndalohet shitja, furnizimi, transferimi ose eksportin në Rusi i mallrave dhe teknologjive specifike. Pjesë e sanksioneve do të jenë edhe në sektorin e teknologjisë ku do të vendosen kufizime për eksportet e mallrave dhe teknologjisë të cilat mund të kontribuojnë në përmirësimin teknologjik të Rusisë në sektorin e saj të mbrojtjes dhe sigurisë.

Gjithashtu Shqipëria nuk do të marrë më pjesë në asnjë përballje sportive me Federatën Ruse deri në dhënien fund të pushtimit të Ukrainës. Për të ndihmuar popullin e Ukrainës në këtë luftë të paprovokuar nga Rusia, Shqipëria do të ofrojë brenda mundësive ndihma në materiale ushtarake dhe spitalore.

Sanksionet e plota ndaj Rusisë që deklaroi ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka

Unë nuk mbaj mend një  ngjarje tjetër që të ketë bashkuar në indinjatë, solidaritet por edhe vendosmëri, qytetarët e mbarë Europës demokratike sesa agresioni i paprovokuar dhe i paligjshëm rus kundër Ukrainës. Besoj që shpreh atë që ndjejnë sot të gjithë shqiptarët kur them që rezistenca heroike e popullit ukrainas kundër këtij agresioni ka fituar respektin dhe admirimin e të gjithë ne. Lufta në Ukrainë është shumë më tepër sesa një luftë për lirinë e Ukrainës. Është një luftë për të ardhmen e Europës demokratike, për arkitekturën e sigurisë dhe të bashkëpunimit në kontinetin tonë dhe për të ardhmen e sistemit ndërkombëtar. Le ta themi troç dhe hapur sepse ky është qëndrimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve: agresioni rus kundër Ukrainës është i paprovokuar. Kjo nuk është një luftë mbrojtëse dhe nuk është një luftë që bëhet në emër të interesave legjitime të sigurisë të Rusisë apo të popullit rus. 

Ky është një agresion i pastër, një luftë e paligjshme dhe kriminale kundër një vendi dhe një populli të pafajshëm që kurrë nuk e ka kërcënuar Rusinë, mëkati i vetëm i të cilëve është dëshira për të ndërtuar një shtet modern e demokratik në Europë sipas një modeli që nuk i pëlqen regjimit diktatorial të Moskës. Përgjegjësia për këtë luftë është e Vladimir Putin dhe e udhëheqjes ruse dhe e askujt tjetër. Besoj që gjatë këtyre ditëve i keni parë e ndjekur në media reagimet e vendeve aleate me ne për masa e sanksione kundër Rusisë dhe mbështetje për Ukrainën.Në këtë përballje dramatike dhe epokale të kohës tonë, ne jemi krenarë që Shqipëria po luan një rol mjaft të rëndësishëm, por edhe duke dhënë një kontribut të dorës së parë sidomos në fushën e diplomacisë. 
Që nga OSBE e NATO ku propozimet tona kanë qenë konkrete e të guximshme, e deri në Këshillin e Sigurisë të OKB ku në bashkëpunim me Misionin e Shteteve të Bashkuara vendi ynë po luan një rol të dorës së parë në trajtimin e dosjes së Ukrainës.

Disa ditë më parë, bashkë me SHBA vendi ynë propozoi një rezolutë në Këshillin e Sigurimit ku i bëhej thirrje Rusisë që të ndalonte sulmin ndaj Ukrainës dhe të tërhiqte të gjithë trupat e saj nga ky vend, duke e detyruar Rusinë të përdorë veton e duke treguar fare qartë në sytë e të gjithë botës sesa e izoluar është Rusia në këtë sipërmarrje kriminale kundër një shteti sovran. 
Gjatë ditës së sotme, në Këshillin e Sigurimit do të votohet për ta diskutuar këtë rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme, çka do të demonstrojë edhe një herë izolimin e skajshëm të Rusisë në arenën ndërkombëtare.

Shqipëria po ashtu, pa asnjë hezitim ju është bashkuar masave shtrënguese të ndërmarra nga BE kundër Rusisë. Aktualisht, qeveria shqiptare është duke hartuar bazën ligjore për zbatimin e masave shtrënguese ndaj Rusisë dhe subjekteve të saj,  të miratuara nga Këshilli i Bashkimi Evropian që nga data 23 shkurt e deri më 25 shkurt 2022. Këto masa kanë karakter individual dhe ekonomik.

Ju jemi bashkuar sanksioneve individuale për ngrirjen e aseteve te individëve që shkojnë që nga Presidentit rus, Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Federatës Ruse, të cilët mbështetën njohjen e menjëhershme nga ana e Rusisë të dy zonave të kontrolluara joqeveritare të Donjeckut dhe Luhanskut, si entitete të pavarura dhe anëtarët e Dumës Shtetërore Ruse, të cilët ratifikuan vendimin e qeverisë të Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Ndihmës së Ndërsjellë ndërmjet Federatës Ruse dhe këtyre dy entiteteve.

Në total, këto masa kufizuese do të zbatohen për 654 individë dhe 52 subjekte. Përveç kësaj, është vendosur edhe ndalimi i udhëtimit në territorin shqiptar për personat e listuar nga BE, ndërkohë që lidhur me politikën e vizave është në shqyrtim anulimi i politikave lehtësuese për lëvizjen e diplomatëve, zyrtarëve të tjerë rusë dhe njerëzit e biznesit.
Sanksionet ekonomike përfshijnë masa kufizuese në financë, energji, transport dhe teknologji.
Në Sektorin e energjisë do të ndalohet shitja, furnizimi, transferimi ose eksportin në Rusi i mallrave dhe teknologjive specifike për rafinimin e naftës dhe do të vendosë kufizime në ofrimin e shërbimeve përkatëse.

Në Sektorin e transportit do të ndalohet eksporti që mbulon mallrat dhe teknologjinë në industrinë e aviacionit dhe hapësirës, si dhe do të ketë një ndalim për ofrimin e shërbimeve të sigurimit dhe risigurimit dhe mirëmbajtjes në lidhje me ato mallra dhe teknologji. Do të ndalohet gjithashtu ofrimin e asistencës teknike dhe financiare përkatëse.

Në sektorin e teknologjisë do të vendosen kufizime të mëtejshme për eksportet e mallrave dhe teknologjisë me përdorim të dyfishtë, si dhe kufizime në eksportet e mallrave dhe teknologjisë së caktuar, të cilat mund të kontribuojnë në përmirësimin teknologjik të Rusisë në sektorin e saj të mbrojtjes dhe sigurisë. Kjo do të përfshijë produkte të tilla si gjysmëpërçuesit ose teknologjitë më të fundit. Krahas këtyre masave, duke konsideruar situatën e paprecedente te krijuar, në vijim te masave te ndërmarra në nivel europian hapësira ajrore e Republikës së Shqiperisë do të jetë e mbyllur prej mbrëmjes së sotme për të gjithë operatorët ajrorë rusë apo çdo avion të regjistruar në Rusi, me përjashtim të rasteve kur të tilla fluturime kryen për arsye emergjence, qëllime humanitare apo mjekësore apo nevoja ndërshtetërore.  

Po ashtu, Shqipëria nuk do të marrë më pjesë në asnjë përballje sportive me Federatën Ruse deri në dhënien fund të pushtimit të Ukrainës. Së fundi, jemi duke punuar për ofrimin brenda mundësive tona të ndihmave në materiale ushtarake dhe spitalore, etj, për Ukrainën.Në ditët në vijim, do të kemi më shumë informacion për të ndarë me ju lidhur me zbatimin e këtyre masave. Ndërkohë që dua të theksoj që Shqipëria do të vazhdojë të bashkohet me çdo nismë e masë të aleatëve e partnerëve tanë. Ky është një detyrim që çdo vend demokratik ka sot jo vetëm ndaj Ukrainës, por edhe ndaj shoqërive e popujve tanë dhe të ardhmes së fëmijëve tanë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:56
Sanksionet ndaj Rusisë, anulohen përballjet sportive! Kombëtarja kuqezi nuk luan sfidën e qershorit ndaj rusëve

Ndër masat e marra nga qeveria shqiptare ndaj pushtimit rus te Ukrainës është qe vendi ynë nuk do luaj asnjë ndeshje sportive me Rusinë. Kjo do te thotë se ndeshje e Ligës së Kombeve mes Shqipërisë dhe Rusisë nuk do zhvillohet. Janë dy ndeshje me sistem vajtje ardhje që tashme do hiqen nga axhenda, ndërsa Shqipëria nuk është e para që ka marrë këtë masë.

Kjo do të thotë që edhe ndeshja Rusi-Shqipëri për Ligën e Kombeve e parashikuar për t'u luajtur me 2 dhe 13 qershor 2022 nuk do të zhvillohen. Shqipëria do të priste Rusinë me 2 qershor dhe me 13 qershor Rusia do të priste Shqipërinë. Deri tani kanë refuzuar të luajnë ndaj Rusisë edhe Polonia, Suedia e Çekia.

Gjithashtu edhe finalja e Ligës së Kampionëve të vitit 2022 do të luhet në Paris pasi Rusia u hoq nga ndeshja pas pushtimit të Ukrainës.  

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ilir: 01/03/2022 20:08

    JAM dakort me ju flet moska,,,,na bejne politiken e jashtme,,,,kurvicka si puna e oltes...

    Përgjigju
  • Ju flet Moska: 28/02/2022 13:13

    Me daljen e Olta Xhackes i kane hyre dridhjet ne bark jo Putinit por gjithe globit

    Përgjigju
    • ju flet Tirana: 28/02/2022 17:56

      epo mami jot nuk ishte gati te fliste e filloi kjo e para.kur te flasi ajo atehere do tmerrohet putini e bota

  • Ola: 28/02/2022 08:42

    Lerini ndeshjet e futbollit po mbidhni fushat me grure dhe subvencione per ato qe mbjellin grur.Nuk ishte budalla Enveri kur thoshte ta prodhojm buken ne vend e jo te varemi nga buka e rusise dhe serbise

    Përgjigju
    • nepalian: 01/03/2022 17:43

      ah nje sekond , enveri nuk ishte budalla? ke te drejt, se keta na qeverisin sot e bejne gogol, kshuqe keta qe na qeverisin sot duan dajakun e enverit

  • Bukuria: 28/02/2022 07:22

    Pse a kemi ushtri neve Shqiptaret ???????????ca never is moj ministry’s Xhacka si Nuk ju vjen turp me ham buk nga Rusi ca neverie mjaft u Tallet me popullin rri I urte e mos flisni te pakten vetem kjo mjafton shqiperine e shkaterruat juve politica ju ajo me Berishen me kete ,jeni te mbaruar Kur Del ky Niko Peleshi dhe flet per mbrojtjen me kapterra te pire me kapellmeister nen sqetull Aman as qesharake qe jeni turp I madh me Nuk kemi asgje vetem genjeshtrat tuaja .

    Përgjigju
    • refugjati: 01/03/2022 19:10

      edhe gabelt dine anglisht ne angli kshu qe mos i jep vlera vetes sikur ke mbaruar harwardin.nqs ke studiuar dhe po i jep mend qeverise se si duhet te sillet ne kete rast ta thash dhe nje here:gjith bota denon luften e neve duhet te rrime urte.e cfar fitohet?apo je nga ata te shqupit ti qe cdo gje qe ben qeverija esht gjithmon kunder?ik e studjo humanizmin dhe per luftrat e piji lengun studimeve se ta thash nuk jan te mencur se sben te gjith ata qe studjojne...dhe ti je rast prezent.e fillo meso shqip se dukesh qe ke tangerllek se na qenke ne angli e di anglisht e na ngaterron gjuhen.dukesh sa mban ti keshilltare e ekonomise e ushtrise e sherbimit te brendeshem e te jashtem

    • Bukuria: 28/02/2022 19:37

      Per refugjatin: jam e shkolluar por mesazhi me eshte ngaterruarme anglishten ,faleminderit per keshillat por sikur ta Dije SA shume lexoj,SA mire shkruaji,dhe SA e informuar Jame per politiken shkaterruese 30 vjecare shqiptare,qe ne shqiperi nuk mbillet dhe prodhuesit dhe fermeret dhe ATO Pak prodhime qe Martin nuk Kane treg shiteje dhe perfundojne ne kanale,ndaj duhet te shikojme Pune tone dhe politika te vihet ne pozita te verteta per mirqenien dhe qetesine e popullit tone te shumevuajtur , thank you Mr refugjat I hope you are cleaver haw I am thanks.

    • refugjati: 28/02/2022 17:55

      ik her dreq meso shqip e pastaj shkruaj.u bene analfabetet te japin mend qeverise si duhet te veprojne.gjith bota denon luften ti injorante dashke qe te rrime urte

  • Mjere Ne: 28/02/2022 02:33

    Olta Xhacka ministre e jashtme, hapu dhe, dje lyente gishtat me peshtyme kur numeronte parate e Xhaferit, si llogaritare, meqe ishte dashnorja e djalit te Xhaferit. Sot flet per diplomacine, dhe politiken ne rang boterore.

    Përgjigju
    • @Mjere Ne: 28/02/2022 14:32

      Dukesh qe je llafazan i mjere. Nuk ka qene e Xhafereve por e Kadrive te Shemsies firma gjallica hahahaha

  • Gripi: 27/02/2022 23:18

    Sanksionet e Shqiperise?? Do heqim sallaten ruse nga menyja hahahahahaha nendetsja 105 hahahaha

    Përgjigju
  • Beni: 27/02/2022 23:00

    Nese Ministri ben detyren e zedhenesit te pumeve te jashtme, punen e ministrit kush e ben mor jahu???

    Përgjigju
    • shqupi: 28/02/2022 18:00

      pse nuk ke pare ti ministra te cdo dikasteri japin intervista ne gjith boten?biden ngeli cdo dite tu dhene deklarata per zhvillim e situates.ku esht e keqja ketu qe flet xhacka?apo je i byrektores dhe duhet te fitosh byrekun e drekes e te darkes ti?

  • Enveri: 27/02/2022 22:11

    Tani te filloje edhe de-Kremlinizimi i politikaneve shqiptar, si I.M., LB dhe SB. Rusia po dergon kalamaj ne lufte duke u thene se ukrainasit do ti presin si shpetimtar, si SB ne 1997 qe conte kalamoj nga veriu ne jug se na kishte sulmuar greku. Sovjetik jane njesoj gjithandej.

    Përgjigju
    • Tosi: 27/02/2022 22:59

      O shoku Enver. Mite qe u ke rreshtuar keta komunistet "informal" si LB,SB apo IM. Pp keta komunistet "formal" te tu, si ER, EV e soj e sorollop??? Mos ano kot.

  • Youtube: 27/02/2022 21:16

    Te gjitha videot kenget dhe filmat ruse te shkarkuara ne youtube te fshihen.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 27/02/2022 21:06

    Bravo Olta te lumte ke marre shembull nga filmi Balle per balle

    Përgjigju
  • Radio moska: 27/02/2022 21:02

    I lumt kush e pallon ket xhacken alamet femre eshte hallall ta beft zoti plako ..

    Përgjigju
    • porno: 01/03/2022 19:14

      sa per kapacitetin tim ti je nje pike uji ne oqeanin e kapacitetit tim se ngele tu lef si zagar me 3-4 emra.e sa per porno pyet ne shtepi se kujt i pelqeu me shum kur ishin protagoniste te filmave ...motrat sateme apo cfar ke ne librin e shtepise

    • Radio moska: 28/02/2022 21:00

      Eh ne kohen e firmave e pallonte djali i firmes xhaferri po me sa duket te vika inat eh cti besh politika dhe kurvat njesoj jan ...bej te fala motres ..se per porno e ke te mire se per politik se besoj ..dukesh qe aq bagazh ke te fala sateme..

    • porno: 28/02/2022 18:04

      kurse ate qe ke shtepi ti nuk ja hudh qurret njeri prandaj je ziliqar ti?paske kap hi fi falas te bari ne lagje e po shfryhesh sot eeee? bo nji xhiro nga shqupi se japin byrek falas per tipa si ti

    • Radio marse: 28/02/2022 00:39

      Hahahaha

  • Aliu: 27/02/2022 20:45

    Sa ta mare vesh Putini qe i kemi vene dhe ne sanksione, do urdheroje trupat te terhiqen nga Ukrahina. Nuk behet shaka me Shqiperine o Lad Putini. Ne pavaresisht se nuk kemi ushtri, te bejme gjemen me sanksione… Ehhh mer Lad ça te ka gjet me ne, mos u kruaj me miellin e gjermanit.

    Përgjigju
    • Allbanistan: 28/02/2022 00:43

      Hahahaha

  • Ioni: 27/02/2022 20:43

    Pse mo nuk jep doreheqjen edi rama se I tha per drejtesi per 21 dhjetorin apo anullim loje... Si more ndalonkeni ju 652 asete per qytetare se Jan ruse apo kan lidhje me rusine... Idoteri shkerdhatacion Alla shqiptare!? Clidhje kan robt me luften!? Pse mo se Ben lufte edi rama me greket apo ameriken do u penalizokemi ne si qytetare... Bravo arritje!?ip ip urra Po ku I gjeni ato keshilltare more aman ne rruge te madhe I beni me leke!?

    Përgjigju
  • AlbaColumbistan news: 27/02/2022 20:11

    no coment; hahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

    Përgjigju
  • Mero nuk publikon: 27/02/2022 20:02

    ore ja se degjoi rusia dhe kaloi vijen ajrore si do ta parandaloje Olta xhacka dhe Gys hoxha

    Përgjigju
    • Loni: 27/02/2022 20:45

      Me ate te tyren kan celesin sekret kush e hedh me lart... Po idoteri Alla shqiptare cfare pret bejne publikacione pa piken e lidhjes sikur Po flet me kopshtin por ketij populli mir tja bejne kush I shkon mbrapa ketyre kelyshave mhalle...

  • Drejtësia: 27/02/2022 20:00

    Kjo nuk është luftë e Putinit por është lojë e derrit të ç'mendur që është Sterr I zi nga boja soja dhe nga tabjati bashkë me ta dhe sy syneti, që dalë nga dalë po I afrohet qameti.

    Përgjigju
  • dajana: 27/02/2022 19:34

    BUKEN E RUSIT PO HAN MOJ PLEHRE MINISTRE,,,PO SIKUR RUSIA TE BLLOKOJE EKSPORTIN E GRURIT PER SHQIPERINE,,,,, MOJ PISE FEMER,,,E ULET,,,,SHIKO MOJ MUTE PUNET E TUA SE E VODHET DHE E RROPET SHQIPERINE ME KONCESIONE,,E P.P.P....PER QEVERINE RAMA SHYQYR QE DOLI PROBLEMI I UKRAINES ,,,QE TE LARGOHET VEMENDJA NGA KORRUPSIONI ME INCENERATORET.....PO ASETET E POLITIKQENEVE TANE KUR DO I NGRINI....???????//

    Përgjigju
    • shites gruri: 28/02/2022 18:11

      oj dajan mos ulerit keshtu se nuk jemi ne kohen e stalinit por te putinit.pa buk nuk ke per te ngelur ti jo.sa ne hall jeni ju te byrekut mor jahu.po sikur te mos reagonte qeverija do cyheshe duke cirrur ose qeverija nuk bashkohet me pjesen me te madhe te botes e te veri sanksione....jeni per gjynaf.ik e pi nje caj te qetesohesh se mos plas nga inati dhe frika per buke

    • Shqipo: 28/02/2022 14:23

      Dajana, u shqeve duke bere propaganden e largqoftit. E nderron llagapin shume here keto 3 dite. E ka fajin admin motërçari qe lejon propaganden e ambasades ruse. Shqiptaret e dijne qe Putinin e pret Haga. Vete ruset do ta dorezojne. E çnderuara ambasada ruse, erdhi momenti te zhgenjehen te gjithe komunistet, kelyshet e tyre dhe "nostalgjiket" qe po kuptojne se "ariu" rus te rruan Lordin. Lavdi Ukraines

    • Lololo: 28/02/2022 07:41

      O hamdi, edhe ti e fitove sufllaqen per sot. Shko q..

    • Hamdiu: 27/02/2022 20:35

      Te takon byreku per komentin ,,,Sa per grurin mos ki merak ka sa te duash edhe me te mire edhe te lire..

  • AltinTop: 27/02/2022 19:17

    Po kto asetet e Metes, Berishes, Rames etj etj kur do i ngrini??

    Përgjigju
    • Loni: 27/02/2022 20:46

      Asnjehere e lale rri I qete ti edhe te tjeret Po ku ka shance me ke do behet vetingu Po me keto se mos Moren ato te huaj edhe nuk dolen te pavarur mos shpreso kot lale as ti asnjeri... Ehuuuu sa do kalojne keshtu mos u merzit...

  • Razija: 27/02/2022 19:17

    I di gjyshi leninist Serveti keto gjana mi goc?

    Përgjigju
  • Alb: 27/02/2022 19:12

    Po ca ke ber ti si ministri dhe ju si kabinet per te parandaluar luften ca keni ber ju si shtet per te perballuar kriza ekonomike po seshte e pranueshme kjo ketej thoni do kemi kriz energjitike e ekonomile ketej e kruani me gjethe fiku politik kundra njerzve te thjesht legena

    Përgjigju
    • Loni: 27/02/2022 20:48

      Keto lale premtuan drejtesi me shpate ne dore ne opozite I zvarriten 21 janarin lale edhe Po I terheqin zvarre si kabinet e si qeveri akoma... Cdo me shum!?

  • Dropulliti shqipfoles: 27/02/2022 19:07

    Hahaha qeveritaret e Albanistanit qe e kane lene popullin pa buke mendojn se do trembin Rusine me saksione po harrojn se per vete jane per tu gjykuar ne Hage per genocidin qe po i shkaktojn vendit te tyre s’kame turp kush mendojn se jane keta Gjermania keta jane thjesht sherbetor te amerikanve te Sorrosit. |+|+|+|+|+|+|+| Keshtu behet propaganda nga supaxhinjt shqipfoles qe jane aq te organizuar sa kane personel ne dispozicion 24 ore cdo dite te javes, dhe madje investojn edhe kapital per te reklamuar ne Google portalet e tyre anonime. Keshtu e ushqejn fushaten per te goditur frymen pro-amerikane ne Shqiperi. Keshtu godasin edhe shpresen per nje te ardhme me te mire ne Shqiperi, qe te shkaktohet dem kombetar me nje emigrim sa me te larte. Ndonjehere edhe komentin e bejn pa e strukturuar ne fjali vec e vec, me efektin bonus per te krijuar pershtypjen e nje niveli te ulet arsimor nder shqiptar, cka poashtu shton pesimizmin dhe deshiren per emigrim.

    Përgjigju
  • Palush Kola: 27/02/2022 19:01

    Shpresoj te jeni mire me mendtte e kokes. Ju personalisht nuk keni asnje lloj eksperience politike qe te dilni te flisni me ate ton, thua se e keni c'liruar vetem. Nese ju futni Shqiperine ne lufte, gjeja e pare qe do beni, do jete te ikni te paret. Do siguroni familjet tuaja dhe do dilni ne tv duke bere deklerata te forta gjoja se po luftoni. Nuk jeni nga ai model qe qendroni ne lufte.

    Përgjigju
    • o kole: 28/02/2022 18:14

      je nje vend i Natos nuk e kruan rusi me asnje vend te Natos o robo se do jete fundi.nuk ka nevoje per eksperienca ky muhabet.hyre ne Nato do e hedhesh vallen si te gjithe....o palusho

  • Leo: 27/02/2022 18:53

    Nuk e kuptova se ç'faj kane bërë ato 654 individet dhe ato 52 subjektet qe do paguajne per gabimet e Putinit. Gjynah, edhe populli rus gjynah, ato jane popull i thjeshte.

    Përgjigju
    • shefi i nr 1: 28/02/2022 18:15

      o Leo kur bllokohet nje person sepse dihet qe ka lidhje me putinin

  • Emigrant: 27/02/2022 18:50

    Tani do ja presin grurin shqiperis Ishalla kthen vaporret amerika dhe ju bie buken

    Përgjigju
    • Apopo: 28/02/2022 07:44

      Do na sjelli Bideni dhe Von der leyei bukë lepurushi, taze të ngrohtë, mos kini merak hiç!!!!

  • porta: 27/02/2022 18:47

    haaaaaaa,sa her e kan thene putin dhe lavrov nuk kan asete jasht rusise jo me ne fukarallikun me te madh ne bote qe esht shqiperia, o zit na ruaj nga cmenduria e albanistanit

    Përgjigju
  • Turi: 27/02/2022 18:44

    Nese ka njeri ne planet qe duhen ngrire si llogarite bankare dhe ata vete do futur ne dhoma frigoriferike jane politikanet qelbesira te ketij vendi qe e kane katandisur kete popull pa buke per darke dhe ngelen duke bere kepiresin e Europes dhe Amerikes qe nuk duan tja dine fare nese ne jemi apo jo dhe sa per Putinit tja rruani neser do behet ajo e drejte qe ai kerkon dhe jo mashtrimet e Amerikes dhe intrigat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro