Pas sanksioneve që Shqipëria ka ndërmarrë ndaj Rusisë për sulmin ushtarak në Ukrainë, Moska po 'hakmerret' ndaj qytetarëve shqiptarë, duke kthyer regjimin e vizave. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i jashtëm rus, Sergey Lvarov, i cili tha se akti normativ që po përgatitet do të sjellë një sërë kufizimesh për të hyrë në territorin e Rusisë.

'Ky akt do të sjellë një sërë kufizimesh për hyrjen në territorin e Rusisë', tha ministri Lavrov.

Më 7 mars, qeveria ruse publikoi një listë të vendeve që "ndërmarrin veprime jo miqësore kundër Rusisë, kompanive ruse dhe qytetarëve", duke iu referuar sanksioneve ekonomike të vendosura në mes të luftës Rusi-Ukrainë.

Sipas një dekreti të publikuar në faqen e qeverisë, lista përfshin Shqipërinë, Andorrën, Australinë, Britaninë e Madhe, duke përfshirë Jersey, Anguilla, Ishujt e Virgjër Britanikë, Gjibraltarin, vendet anëtare të BE-së, Islandën, Kanadanë, Lihtenshtajnin, Mikronezinë, Monakon, Zelandën e Re, Norvegjia, Koreja e Jugut, San Marino, Maqedonia e Veriut, Singapori, SHBA, Tajvani, Ukraina, Mali i Zi, Zvicra dhe Japonia.

SHBA dhe aleatët e saj "drejtpërdrejt" shpallën "një luftë" kundër Rusisë, vazhdoi Lavrov.

"Perëndimi nuk e fsheh qëllimin e këtij konfrontimi, të shkatërrojë ekonominë ruse, të minojë stabilitetin e brendshëm politik dhe, në fund të fundit, të dobësojë ndjeshëm Rusinë"- tha Lavrov.

Lufta Rusi-Ukrainë, e cila filloi më 24 shkurt, ka nxitur reagimin e ashpër ndërkombëtar të BE, SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuat, ndër të tjera, duke zbatuar sanksione të ashpra financiare ndaj Moskës. Sipas OKB-së, të paktën 1119 civilë janë vrarë në Ukrainë dhe 1790 qytetarë janë plagosur, ndërsa shifra e vërtetë dyshohet të jetë shumë më e lartë.

Më shumë se 3.8 milionë ukrainas kanë ikur gjithashtu në vendet fqinje, me miliona të tjerë janë zhvendosur brenda vendit, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët.