Sanremo, Ermal Meta rrëmben
trofeun e parë,fiton mbrëmjen Cove

Sanremo, Ermal Meta rrëmben<br />trofeun e parë,fiton mbrëmjen Cove
Ermal Meta rrëmben trofeun e parë në Sanremo. Këngëtari shqiptar ka fituar mbrëmjen Cover me  “Amara terra mia” me motive arbëreshe të kantautorit të famshëm Domenico Mudugno.
 
Një interpretim emocionues dhe unik që shpërtheu sallën në duartrokitje me këngën që vijon të mbetet aktuale pavarësisht viteve.
 
“Amara terra mia”, shqip “Toka ime e hidhur” trajton temën e emigracionit, atdheun e largët dhe dëshirën për t’u kthyer sërish.


 
Siç citoi edhe prezantuesi i festivalit Carlo Conti : “Në fund të fundit trishtimi ka kuptim vetëm nga ekzistenca e lumturisë”.
 
Domenico Modugno ka fituar 4 herë Sanremon (në vitin 1958, 1959, 1962 dhe 1966), ndërsa kënga e tij më e njohur është “Volare”.
 
“Faleminderit”, ka shkruar Ermal Meta në Facebook pasi mori trofeun, ndërsa ka postuar edhe një fotografi të këtij momenti që shpresojmë të pasohet nga çmimi i madh i 11 shkurtit.

[gallery]20981[/gallery]

Ermal Meta fitoi këtë trofe duke lënë pas emra të famshëm të muzikës italiane si Albano e Gigi D'Alessio.

Për çmimin e Coverit ishin në konkurim:
Albano – Pregherò
Bernabei – Un Giorno Credi
Chiara with Mauro Pagani – Diamante
Elodie – Quando Finisce Un Amore
Ermal Meta – Amara Terra Mia
Fabrizio Moro – La Jeva Calcistica Della Classe ’78
Fiorella Mannoia with Danilo Rea – Sempre E Per Sempre
Gabbani – Susanna
Gigi D’Alessio – L’Immensità
Comello – Le Mille Bolle Blu
Marco Masini – Signor Tenente
Bravi – La Stagione Dell’Amore
Michele Zarrillo – Se Tu Non Torni
Paola Turci – Un’Emozione Da Poco
Samuel – Ho Difeso Il Mio Amore
Sergio Silvestre with Soul System  – La Pelle Nera

Nata e tretë e Edicionit të 67 të muzikës së lehtë italiane "Sanremo Cover", iu kushtua këngëve që kanë bërë histori në artin italian.

Kantautori shqiptar i kushtoi një dedikim të veçantë të gjithë viktimave të tërmetit që godit Italinë dhe të gjithë atyre personave që janë prekur nga fatkeqësitë natyrore.
 
Nata e tretë e Sanremo nën drejtimin e prezantuesve të njohur Maria de Filipi dhe Carlo Conti dhuroi shumë surpriza ndërsa i ftuari i mbrëmjes ishte këngëtari Mika i cili i kushtoi një homazh artistit George Michael, i cili u nda nga jeta pak muaj më parë.

Artisti shqiptar, u prezantua në këtë edicion me këngën “Vietato Morire” e cila është pritur mjaft mirë nga kritika. 35-vjeçari tregon historinë e një djali që ka parë të ëmën të keqtrajtohej në familje dhe që sërish beson te dashuria si e vetmja rrugë për të rritur fëmijët.
 
Kantautori Ermal Meta ka marrë pjesë edhe vitin e kaluar në garën e të rinjve me këngën Odio le favole, por emri i tij është i njohur në muzikën italiane, pasi ka shkruar tekste për shumë artistë të mëdhenj të muzikës italiane.



  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......