ITALI- Me 'tensione' u zhvillua nata e parë e festivalit Sanremo. Këngëtari Blanco prezantoi këngën e tij të re L'isola delle rose, por për shkak të problemeve teknike ai nuk mundi të këndonte dhe shkatërroi skenën.
Për të shfryrë të gjithë zhgënjimin e tij, pasi në këtë natë të rëndësishme kur sytë e gjithë publikut ishin drejtuar në Sanremo dhe ai nuk mundi të këndojë, ai kapi lulet që ishin të vendosura në skenë dhe i hodhi në ajër. Blanco shkatërroi të gjithë dekorin që ishte vënë në skenë për performancën e tij.
Publiku nisi ta shante dhe këngëtari u përpoq të justifikohej.
“Nuk e dëgjoja zërin në kufje dhe kështu doja të argëtohesha gjithsesi”, tha Blanco, por megjithatë nuk mundi të qetësonte publikun.
Amadeus tha se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur që nga koha e Bugos dhe Morganit. Më pas Gianni Morandi u shfaq me një fshesë për të hequr lulet e shkatërruara nga skena, me ironi të madhe duke thënë “me gjithë muzikën e bukur që dëgjuam këtë mbrëmje do ta shihni që nesër do të flasim vetëm për këtë”.
Mbrëmjen e kaluar u mbajt nata e parë e edicionit të 73-të të Festivalit të Sanremos. Në total janë 28 këngë konkurrente, ku në natën e parë performuan 14 emra “big”. Për herë të parë, i ftuar ishte edhe presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, të cilit iu kushtua edhe monologu i Roberto Benignit, për 75-vjetorin e Kushtetutës.
Mattarella vuri një dorë në zemër dhe buzëqeshi i emocionuar kur Roberto Benigni përmendi babain e tij Bernardo Mattarella. Në skenën e” Ariston” Roberto Benigni nderoi themeluesit e Kushtetutës, mes tyre edhe babai i Mattarella.
SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kush mendoni se qëndron mbrapa sulmit ndaj Top Channel?
-
Pronarët sherr
57.9%
-
Investigimet
20.6%
-
Lufta politike
21.5%
Vota total: 2627
Lajme të tjera
-
Rekord i ri i numrit të emigrantëve të paligjshëm në brigjet italiane, 2 mijë persona mbërrijnë brenda 24 orëve
25 Mars, 16:20
-
EURO 2024/ Reteguin nuk mjafton! Anglia nuk e diskuton fitoren! ‘3 luanët’ mundin mes 3 golave Italinë në Napoli
23 Mars, 22:49
-
Kronologjia e tragjedisë në Crotone me 88 viktima! Del VIDEO e re nga momentet e fundit të varkës përpara se të përplasej me shkëmbinjtë
22 Mars, 21:47
-
Aksident tragjik në Itali, furgoni përplas për vdekje çiklistin shqiptar! Policia arreston shoferin dhe 3 pasagjerët që u larguan nga vendngjarja
22 Mars, 11:50
-
Arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Itali, mbante 40 kg kokainë në shtëpi! Vlera e saj në treg shkon në 1.5 milionë euro
22 Mars, 10:20
-
Fshihnin drogën brenda kutive të ilaçeve, çmontohet grupi kriminal që drejtohej nga shqiptari në Itali! 4 të arrestuar
21 Mars, 20:52
-
Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, Italia arreston 36-vjeçarin shqiptar! I dënuar me 2 vite për plagosje me armë
21 Mars, 10:32
-
Ambasadori Stefanini në Shqipëri: Kërkojmë votën tuaj për 'Roma Expo 2030'
20 Mars, 18:27
-
Arratisje si në filma, por u dështon ‘skenari’! Arrestohet çifti shqiptar në Itali
19 Mars, 22:21
-
Arrestohet i riu shqiptar në Itali, sulmoi policinë me karrige dhe aspirator kuzhine për të fshehur kokainën
19 Mars, 17:37
-
U arratis nga burgu i Italisë, kapet pas pak orësh 32-vjeçari shqiptar: Doja vetëm të shihja vajzën time të vogël pastaj do dorëzohesha (EMRI)
18 Mars, 21:25
-
Biznesmeni Italian denoncon se i kanë vjedhur Porsche-in”, makina luksoze gjendet në Shqipëri
16 Mars, 15:39
E ça te ben droga, ta ben skenen te te duket si vend zbavitjeje. Po te ish problemi te muzika e kish ndalur orkestren.
Përgjigju