Sanremo,triumfon Gabbani,Ermal
Meta fiton Kritikën dhe del i treti

Sanremo,triumfon Gabbani,Ermal<br />Meta fiton Kritikën dhe del i treti
Ermal Meta shkëlqen në natën finale të Sanremo 2017. Kantautori shqiptar jo vetëm renditet në vendin e tretë por rrëmben një nga çmimet më prestigjioze, çmimin e kritikës Mia Martini.
 
Me një interpretim unik të këngës "Vietato morire" një himn kundër dhunë në familje 36 vjecari shqiptar që në natën e për rrëmbeu skenën e Ariston dhe të gjithë publikun. Ky është çmimi i dytë i këngëtarit i cili po ashtu në natën e tretë fitoi një tjetër çmim të rëndësishëm Sanremo Cover kushtuar këngëve që kanë shënuar historinë e muzikës italiane. Me këngën "Amara terra mia" të Modugnos dhe më një zë të fuqishëm Meta firmosi suksesin e tij .
 
Artisti shqiptar arriti të triumfonte duke lënë mbrapa edhe shumë emra të njohur të muzikës italaine si Al Bano, Giusy Ferreri etj.
 
Kjo është hera e dytë që kantautori shqiptar merr pjesë në Sanremo, pasi një vit më parë ai u prezantua në kategorinë e të rinjve me këngën Odio le Favole. Kujtojmë se emri i tij është shumë i njohur për muzikën italaine pasi ai është krijues i shumë hiteve të kënduara nga artistët italianë.
 
Një natë plot surpriza ishte nata finale e edicionit të 67 të këngës italiane, ndërsa Francesco Gabbani fitoi çmimin e parë me këngën ‘Occidentali Karma’ ndërsa në vendin e dytë u rendit këngëtarja e mirënjohur Fiorella Mannoia me këngën ‘Che sia benedetta’ e cila po ashtu fitoi edhe çmimin e shtypit “ Lucio Dalla”.
 
Sanremo 2017 nën drejtimin e prezantuesve të njohur Carlo Conti dhe Maria de Filipi që në natën e tij të parë ka qenë i mbushur me plot surpriza dhe të ftuar.  Nata finale kishte një të ftuar special këngëtari i njohur Zucchero i cili me performancën e tij dhuroi shumë emocione duke drithëruar skenën e Ariston me këngën "Miserere" një duet i improvizuar me tenorin e famshëm Luciano Pavaroti. 


[gallery]21002[/gallery]


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

‘Denari i argjendtë i Brutusit’, ndër monedhat më të vlefshmet dhe të rralla në botë! Njihuni me çmimin marramendës dhe historinë intriguese

‘Denari i argjendtë i Brutusit’, ndër monedhat më të vlefshmet dhe të rralla në botë! Njihuni me çmimin marramendës dhe historinë intriguese