Futbollisti i ekipit të Malagas Santi Cazorla mund të mbyllë marrëveshjen me ekipin e Arsenalit. Malaga e ka lënë të lirë futbollistin për t;u transferuar në kampionatin anglez, Premier Liga. Marrëveshja mund të përfundojë me një shumë prej afro 20 milionë eurosh.
Santi Cazorla e ka kërkuar vetë transferimin në Angli. Trajneri i ekipit të Arsenalit Arsen Vengen nuk ka munguar të shfaqë admirimin kundrejt spanjollit për ta pasur sa më shpejt në gjirin e ekipit të tij. Londinezët pritet që të godasin përsëri në merkato për të ndërtuar një ekip kompetitiv për edicionin e ardhshëm që ka për objektiv vendet e para në renditje. Ndërsa e kundëra po ndodh me ekipin spanjoll të Malaga që është larg ditëve të arta të edicionit të kaluar.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com