Santos kritikon Mourinho:
Do shkatërronte talentin e Neyma

Santos kritikon Mourinho:<br />Do shkatërronte talentin e Neyma

Presidenti i Santosit,  Luis Alvaro de Oliveira Ribeiro ka kritikuar ashpër trajnerin e Real Madrid, Jose Mourinho për lojën që ai imponon. Ai ka thënë se do të kishte nëj efekt negativ tek talenti dhe karriera e Neymar, nëse shkon te Reali.


Sulmuesi brazilian konsiderohet si talenti më në formë dhe më i spikatur që luan akualisht në Amerikën latine dhe Barcelona, Chelsea dhe Real Madrid janë mes ekipeve që e kërkojnë. por presidenti i Santos, Ribeiro mendon se nëj kalim te Los Blancos me Mourinho në stol, do ishte fundi për Neymar.


"Vetëm imagjinoni që Neymar të stërvitej nga një trajner si Mourinho, që mendon vetëm për disiplinën. Kjo do ta shkatërronte një prej talenteve më të mëdhenj në botë. vetëm mendimi për kalimin e tij te real, më tremb pa masë" tha presidenti i Santosit.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Kurti në Greqi: Me pabarazinë në rritje, gjasat për diktaturë janë në ngritje

Kurti në Greqi: Me pabarazinë në rritje, gjasat për diktaturë janë në ngritje