Zv/presidenti i Santosit, Rodrigues pasi u kthye nga Spanja me një ofertë prej 20 milionë Euro, është shprehur i pakënaqur duke deklaruar se pretendon më shumë për të lënë të lirë Neymarin.

Rodrigues beson se Neymar do të qëndrojë dhe paralajmëron ekipet e interesuara se talenti i ri nuk lëviz nga Brazili pa oferta të mira që shkojmë mbi 50 milionë euro.

Numri dy i Santosit këmbëngul në shifrën prej 50 milionë Euro, duke nënvizuar se klubi brazilian nuk është i dëshpëruar për ta lënë të lirë lojtarin për 20 milionë Euro, përkundrazi.

Ndërkohë që në Spanjë deklarojë se Neyamar javën e ardhshme do ti bashkohet Barcelonës në ‘Camp Nou’.



d.b/shqiptarja.com