Sao Paulo - Japonia arriti në Sao Paulo këtë të shtunë 7 qershor, për Kupën e Botës që edhe pak dit kanë ngelur për të startuar.

Pas uljes nga aeroplani, ekipi japonez duket mjaft i qetë ku kapiteni i Japonisë Makoto Hasebe tha për Reuters se ishin shumë të qetë për sfidat që i presin.

"Ne ende kemi edhe një javë kohë para se Botërori të filloj, por ne shpresojmë që të ndërtojmë disa punë në grup dhe të përgatitur mirë." u shpreh Hasebe.

Këtë botëror ekipi japonez drejtohet nga trajneri italian Alberto Zacheroni.

Redaksia Online
(F.I/Shqiptarja.com)