Sara Hoxha zbulon takimin e parë me Dhurata Dorën dhe familjen e Ledrit: Pas tyre shkova i tregova mamit se mora siguri

Sara Hoxha zbulon takimin e parë me Dhurata Dorën dhe familjen e Ledrit: Pas tyre shkova i tregova mamit se mora siguri

Ledri Vula dhe Sara Hoxha

Sara Hoxha ka treguar në një intervistë në emisionin “Pardon My French” rreth takimit të parë me Ledrin dhe detaje që ne nuk i dinim për fillimet e tyre se si janë njohur dhe jo vetëm…

Në fillim a ka menduar Sara që Ledri ka qenë mashkulli i jetës së saj ose burri më saktë?

Jo unë në fillim nuk e kam menduar fare. Në fillim për mua ka qenë: “A je në terezi? Çfarë po bën? Pse po flet?” një pikëpyetje e madhe. Shumë gjëra që Ledri i ka kuptuar këto pikëpyetje tek unë dhe kam qenë shumë e ftohtë. Unë mendoj që kjo ftohtësia e ka bërë Ledrin për vete.

Si ishte momenti kur i tregove prindërve të tu që po takoheshe me Ledrin po ashtu edhe me prindërit e tij më pas?

Unë Xherin dhe Agronin i kam takuar shumë shpejt, kur ne akoma nuk njiheshim vetë mirë sepse Ledri ka atë marrëdhënien shumë të afërt me ata dhe i tregon çdo gjë. Nuk e kam unë me prindërit e mi mbase sepse jam vajzë edhe po nuk isha e sigurtë për diçka nuk mund t’i them që po njoh dikë dhe nuk jam i sigurtë nëse është i duhuri. Takova Xherin dhe Agronin në fillim, një takim shumë i shkurtër. Pasi takova prindërit e tij, u ndjeva shumë mirë me ta sepse ishin shumë të mirë. Unë isha në Prishtinë dhe menjëherë kur u ktheva i tregova mamit sepse ai takimi që pata me prindërit e tij më dha një siguri që është djalë i mirë, familje e mirë sepse unë nuk dija asgjë. Nuk e njihja Ledrin fare.

Unë as si artist nuk e njihja, para se të shkoja në koncertet e Ledrit. Mua më ka marrë shoqja ime me zor me vete.

Shoqja nuk është Dhurata Dora?

Jo, jo unë as Dhuratën nuk e njihja. Dhuratën e kam njohur nga Ledri, ka qenë dashuri me shikim të parë në kafe kur ka ardhur, sa kemi folur gjermanisht dhe kemi mbetur shoqe.

A kanë ndikuar për mirë prindërit e Ledrit tek kjo pjesë në fillim në marrëdhënien e tyre?

Unë nuk e di a i kanë thënë sepse Xheri është një njeri që Ledrit nuk i ndërhyn fare. Si unë të isha shumë e keqe apo shumë e mirë për Ledrin kam përshtypjen që ajo nuk besoj t’i ketë ndikuar tek kjo gjë. Siç ju thashë në fillim marrëdhënia jonë ka qenë jo toksike por shumë e ngarkuar edhe nëse Xheri i ka ditur muhabetet tona do t’i kishte thënë: “Largohu se nuk po të bën mirë” domethënë me aq nga ana e Ledrit./TAR

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale