Sarajeva mbytet nga një 'kapuç' i stërmadh smogu, 11 herë mbi normat e lejuara (FOTO)

Sarajeva mbytet nga një 'kapuç' i stërmadh smogu, 11 herë mbi normat e lejuara (FOTO)

Sarajeva 'mbytet' nga smogu

Sarajeva këto ditë shfaqet e mbytur nga një kapuç smogu, më keq se zakonisht.

Niveli i ndotjes kapëxen me rreth 11 herë pragun maksimal të lejuar.

Lugina është një dhomë gazi dhe alarmi është i madh.

Autoritetet lokale kanë urdhëruar transport publik falas për të inkurajuar përdorimin e tyre por është e qartë se, në një vend ku shumë njerëz ende përdorin dru dhe qymyr për tu ngrohur, vetëm një ndryshim i kushteve të motit, me shi dhe erë të mundshme, mund të pastrojë deri diku ajrin e ndotur.

Për t'i bërë gjërat më keq, situata e motit po e përkeqëson gjendjen toksike të atmosferës.

Tashmë në vjeshtë disa kryeqytete ballkanike renditen të top listën e më të ndoturve në renditjen globale, me Sarajevën në vendin e gjashtë dhe Prishtina e Shkupi përkatësisht në vendin e njëmbëdhjetë dhe dymbëdhjetë.

Kryeqyteti serb, Beograd renditet i dyti, pas vendit të parë që i takon New Delhit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion