Saramago, vjen në shqip
romani për një panik zgjedho

Saramago, vjen në shqip <br />romani për një panik zgjedho
“Le të ulërijmë”...ky është romani i ri që vjen në shqip nga “Dudaj” i shkrimtarit të madh, nobelistit Jose Saramago, një rrëfim ku kthehen sërish heronjtë e paharruar të romanit “Verbëria”.

Në qendër të librit zë vend atmosfera e zgjedhjeve dhe paniku zgjedhor. Në çastin e hapjes së kutive të votimit vërehet se tetëdhjetë e tre për qind e zgjedhësve kanë hedhur fletë të bardha. Në kryeqytet zotëron kaosi, qeveria bërtet me të madhe se po kurdiset një përbetim dhe shpall gjendjen e jashtëzakonshme, pushteti lëshohet me tërbim në gjuetinë e shtrigave dhe shtypi egërsohet kundër fajtorëve të caktuar. I vetëm mes panikut, një komisar policie përballon të vërtetën tronditëse...

Një roman mbi anët e errëta të pushtetit dhe një analizë e pamëshirshme e shoqërisë bashkëkohore, por edhe një histori e dëshpëruar e jetës... ky libër vjen si një frymzim i duhur për kohën tonë, për të na bërë të reflektojmë, e të shohim më qartë çfarë ndodh rreth nesh sidomos në këtë periudhë parazgjedhore për shqiptarët.

Siç e vlerëson edhe Le Monde, “ky roman është një perlë e zgjuarsisë dhe humorit, të cilin do t’ua këshillonim të gjithëve për ta lexuar. Duke filluar nga politikanët e të gjithë krahëve.”

José Saramago (lindur më 1922 në Azinhaga, Portugali, vdekur në Tias, ishujt Kanari, në vitin 2010) është një nga romancierët më të mëdhenj të shekullit XX dhe të dhjetëvjeçarit të parë të shekullit XXI. Fitues i çmimit Nobel për letërsinë në vitin 1998, ai është një nga shkrimtarët më të botuar në mbarë botën.

Shtëpia Botuese “Dudaj” ka sjellë në shqip disa nga kryeveprat e këtij shkrimtari të madh, si “Verbëria”, “Perëndia dorace”, “Ungjilli sipas Jezu krishtit”, “Tjetri si unë”, “Kaini” dhe “Udhëtimi i elefantit”. “Le të ulërijmë”, pa dyshim që është një nga romanet më të fuqishme të José Saramagos.

Shkrimi u botua sot në Suplementin Rilindasi në gazetën Shqiptarja.com (print) 31.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve