Aleatët e mazhorancës Rama-Meta kanë dhënë mbështetje të plotë për kandidaten e mazhorancës në Sarandë, Floriana Koka. Kryeministri kujtoi përfitimet që do ti lindin bashkisë me ndarjen e re territoriale, ndërkohë që kryeparlamentari Meta duke ftuar sarandiotët që të mos e çojnë votën e tyre dëm, kërkoi bashkëpunim për Kokën. Mbështetje për kandidaten e mazhorancës dha edhe deputeti i qarkut të Vlorës, Koço Kokëdhima. "Njerëz të mirë në krye të popullit.

Shikoni listat e Saliut dhe të Lulit, kanë vënë kandidatë në zonën e jugut njerëz pa shkollë që skano lexuar asnjë libër në jetën e tyre. Floriana një vajzë e shkëlqyer që e ka përdorur kohën e saj për tu edukuar dhe për të mësuar, për të cilën dëgjon kudo nderim si ish mësuese e Sarandës. Do të marrë një votë plebishitare për të vazhduar bashkëpunimin me qeverinë tonë, që e gjeti buxhetin trokë”, u shpreh Kokëdhima.

Himara

Gjergj Goro

Kryeministri Rama ftoi dje himariotët që të zgjedhin njeriun e duhur për të rilindur bregdetin. Rama tha se himariotët duhet të bëhen bashkë e të zgjedhin kandidatin e mazhorancës, Gjergji Goro

Ndarja e Re
Sipas kryeministrit ndarjen e re territoriale me 61 bashki e bën  Himarën njërën prej njësive më të mëdha me një territor të gjerë të malësisë së Labërisë, përfshirë këtu Vranishtin dhe Lukovën.




(v.gj/shqiptarja.com)

Lajmi u publikua sot(10.05.2015) në gazetën Shqiptarja.com(print)