Një 24-vjeçar nga Saranda është prangosur nga policia pasi në banesën e tij në fshatin Fterrë u gjet një arsenal municionesh luftarake. I arrestuari është Klinton Abazi, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një armë zjarri pistoletë TT, një pistolete shenjëhedhëse, granata dore dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh.  Materialet procedurale i kaluar prokurorisë së Sarandës.