Policia e Sarandës ka arrestuar një person pasi ditën e djeshme ka ushtruar dhunë ndaj një punonjësi të policisë i cili kishte shkuar për të zgjidhur një konflikt.

Në prangat e policisë është vënë Ismail.S, 44-vjeç, nga qyteti i Vlorës.

Policia ka bërë arrestimin e tij pasi dje në një ambient privat në Ksamil, ka kundërshtuar dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësit të policisë, i cili kishte shkuar për të zgjidhur një konflikt lidhur me një plazh publik midis shtetasit D.Z. dhe I.S. (kunati i D.Z.) me një person tjetër,  F.P

Materialet u referuan në Prokurori ndaj tij për veprën penale ”Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com