Masa e arrestit burg pa afat ndaj Pjeter Përkeqit, artizanit të Shëndëllisë është apeluar nga avokati Gjergji Ymeraj, nën komentin se ka prova të pakontestueshme për pafajësinë e tij lidhur me akuzën e veprës penale të "Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armeve luftarake dhe municionit.
 
Pjetër Përkeqi u arrestua nga policia në 26 qershor në qytetin e Sarandës teksa në makinën e tij u gjet një armë.
 
Vetë Përkeqi pretendon se arrestimi i tij është bërë me porosi të konkurrentëve në biznes, ndërsa edhe familjarët e tij janë në të njëjtën linjë.
 
Pjetër Përkeqi u bë i njohur dhjetë vjet me parë përmes mozaikëve me motive nga Butrinti në teknikën e pikimit, një teknike më të cilën mbijetoi fëmija e tij e ardhur nga fshatrat e Mirditës dhe e vendosur në Shëndëlli.