SARANDË – Një autobuz i linjës Athinë- Himarë është përplasur me muret mbajtëse të rrugës në Borsh të Sarandës pasi një autoveturë i ka prerë rrugën e për pasojë, ky i fundit ka shmangur përplasjen duke devijuar nga rruga.  
 
Sipas informacioneve të policisë, nuk ka të lënduar, veç dëmtim të autobusit në pjesën e poshtme të tij. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e përplasjes dhe të një aksidenti që fatmirësisht nuk ndodhi.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)