SARANDE- Një automjet me targa grekë ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur të enjten në orën 19:00 në aksin rrugon Vlorë-Sarandë. Drejtuesi i mjetit, Lulzim Tabaku është kërcënuar me armë nga 2 persona të armatosur.
Dy grabitësit qëlluan me breshëri automatiku në ajër dhe i morën mjetin shtetasit Lulzim Tabaku.
Menjëherë pas raportimit të ngjarjes, policia u vu në ndjekje të grabitësve. Të ndjekur nga policia, grabitësit braktisën mjetin në shpellën e Lukovës.
Po në këtë shpellë, policia gjeti edhe një tjetër automjet tip “Audi” që përdorej për vjedhje.
Ndërsa nga kontrollet e ushtruara në vendin e ngjarjes, u gjetën 10 gëzhoja.
Policia ka inedtifikuar autorët e grabitjes, Thanas Munguli 34 vjeç dhe Armando Hako, të dy nga Saranda.
Njëri nga autorët, Thanas Munguli, rezulton me precedentë të mëparshëm penale.
Policia ka shpallur në kërkim dy autorët e ngjarjes dhe është në kërkim të tyre.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com