SARANDE- Taulant Xhini, i shpallur në kërkim për tentativë vrasje dhe goditje me armë ndaj uniformave blu, gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm ka plagosur një shtetas 25 vjeçar, në Ksamil. Sipas policisë së Sarandës, mësohet se Xhini ka plagosur me armë zjarri shtetasin me iniciale K.T 25 vjeç, banues në Ksamil, i cili punonte si roje hoteli.
Gjithashtu, mësohet se i plagosuri ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë, Taulant Xhini, është person i cili njihet nga drejtësia shqiptare, pasi Policia e Sarandës e konsideron si një person me rrezikshmëri të lartë. Xhini i ka shpëtuar disa herë operacioneve policore për kapjen e tij, ndërkohë që po kërkohet nga policia edhe për ngjarjen e shënuar gjatë mëngjesit të djeshëm në Ksamil. Taulant Xhini është banues në fshatin Shëndëlli të Sarandës.
Ai kërkohet nga policia për plagosjen me armë ndaj një 30-vjeçari, më 5 tetor të vitit 2013, në fshatin Çukë. Gjithashtu, dyshohet se Xhini ka goditur me armë edhe ndaj forcave të policisë së Sarandës, në prill të vitit të kaluar. Sipas burimeve, Xhini njihet si një njeri problematik në Ksamil dhe Sarandë, ku disa herë është bërë pjesë e konflikteve me armë zjarri.
Atentati në Sarandë
Rreth orës 22:30 mituta të datës dy prill, të vitit të kaluar, në hyrje të fshatit Shëndëlli të Sarandës, është qëlluar në drejtim të forcave të policisë, të angazhuara në operacionin për kapjen e të kërkuarit Taulant Xhinit, ku për pasojë është goditur njëri prej mjeteve me të cilin po lëviznin 4 prej punonjësve të policisë të përfshirë në operacion. Ky operacion kishte si qëllim vënien në pranga të Xhinit, i cili dyshohej se ndodhej në një lokal në fshatin Shëndëlli.
Mjeti i oficerit Mezini u qëllua nga lokali ku mendohej se ndodhej Xhini, dhe nga 3 gryka të tjera zjarri, por fatmirësisht nga të shtënat nuk pati të lënduar. Kujtojmë, se makina është qëlluar në pjesën anësore, ndërsa mësohet se automjeti ka qenë në lëvizje.
Objekt i atentatit ishte edhe shefi i krimeve Orges Thomai. Gjithashtu, efektivët e policisë i janë përgjigjur me zjarr agresionit, por autorët e ngjarjes mundën të largohen. Ndërkohë, pas ngjarjes janë ushtruar kontrolle në të paktën 90 banesa të këtij fshati, ku policia sekuestroi 1 armë zjarri mitroloz, si dhe një armë automatik që mendohet se është përdorur nga autori i sulmit, Xhini.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23 Prill 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com