Sarandë, kreu i Bashkiakes:
Stefan Çipa do pushtet absolut

Sarandë, kreu i Bashkiakes: <br />Stefan Çipa do pushtet absolut
SARANDE - Kryetari i Këshilit Bashkiak të Sarandës, Ilir Nikolla, ka akuzuar kryebashkiakun Stefan Çipa për uzurpim të pushtetit. Raportet mes Çipës dhe Këshillit Bashkiak, janë cënuar pasi kryetari i Bashkisë së Sarandës, kërkon pushtet absolut.

“Metodat si të Lukashenkos nuk e nderojnë vetë kryebashkiakun Çipa si dhe subjektin që ai përfaqëson përfshirë edhe këshilltarët socialistë në legjislativin vendor”, është shprehur Ilir Nikolla.

Në prononcimin e tij zyrtar pas 12 muajve në krye të legjislativit vendor, Ilir Nikolla, ka mbrojtur vendimet e Këshillit Bashkiak, duke i quajtur ato tërësisht të bazuara në ligj tregues i të cilave, është edhe ciklimi i tyre nga ana e nënprefektit të Sarandës, ndërsa nuk ka lënë pa denoncuar edhe mungesën e transparencës në Bashkinë e Sarandës sidomos në atë të marrjes së stafit të administratës bashkiake pa i’u nënshtruar konkursit.

Zoti Nikolla, ka prekur një sërë çështjesh të cilat janë shndërruar në objekt përplasjesh mes organit që ai drejton dhe Bashkisë. Si pasojë e tyre, Këshilli Bashkiak i Sarandës, i ka hequr të drejtën Stefan Çipës tre ditët e fundit, përfaqësimin si president në Asamblenë e Aksionerëve të Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve të Sarandës duke e futur në një amulli të plotë këtë ndërmarrje, si dhe të presidentit të FK Butrinti, çka ka sjellë një tendosje raportesh mes legjislativit vendor dhe kreut të Bashkisë Stefan Çipa.

(pn/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë