SARANDE - Një fëmijë vetëm 1 vjeç është sjellë me urgjencë në spitalin e Traumës në kryeqytet pasi kishte pirë detergjent që përdoret për pastrimin e sobës. Ngjarja është shënuar në Sarandë.

Vogëlushi është çuar fillimisht në spitalin Rajonal të Sarandës, por duke parë gjendjen e vështirë shëndetësore u transportua me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. 

Dyshohet se një incident i tillë mund të ketë ndodhur për shkak të pakujdesisë së prindërve të 1-vjeçarit.
 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)