SARANDË - Janë 200 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa që janë sekuestruar nga Policia e Sarandës, ndërsa në pranga është vënë edhe një person, që po i transportonte.
Burime zyrtare nga policia lokale kanë bërë të ditur se, falë informacioneve të marra në rrugë operative në aksin rrugor Pllakë-Sorone dhe pikërisht në vendin e quajtur Qafa e Soronesë, është bërë i mundur i mundur arrestimi në flagrancë i Fatmir Jasharrit, 41 vjec, banues në Sarandë.
Policia ka bërë të ditur se, arrestimi i këtij personi është bërë pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip “Mercedes-Benz 190”, me targa SR 2757 B, i është gjetur dhe sekeustruar në cilësinë e provës materiale 200 kilogramë lëndë narkotike e llojit kannabis sativa. Gjithashtu atij i është sekuestruar edhe 1 armë zjarri tip automatik kallashnikov.
Policia ka ushtruar edhe një kontroll në banesën e të arrestuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar:
Një sasi e konsiderueshme lënde shpërthyese (tritol)
mekanizma të ngjashme me bomba artizanale
2 kapsolla elektrik të pajisur me telpërcjellës si dhe
13 kapsolla detonatorë ku 7 prej tyre të pajisur me zjarrpërcjellës
Nga uniformat blu të Komisariatit të Policisë Sarandë është duke u punuar po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com