SARANDE- Rreth 72 kilogramë lëndë narkotike janë sekuestruar mbrëmjen e djeshme në Sarandë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare dhe Shërbimet e Njësisë së Lëvizshme Territoriale Delta Force gjatë patrullimit të territorit në vendin e quajtur fushat e fshatit Xarrë, kanë konstatuar trafikimin e lëndës narkotike. Por personat që cilët trafikonin drogën në disa çanta të ngarkuara në një kafshë (mushkë) janë larguar menjëherë sapo kanë konstatuar shërbimet e Policisë Kufitare.
Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur sekuestrimin e çantave, brenda të cilave ndodhej një sasi prej 72 kg lëndë narkotike, e ngjashme me atë të llojit “Cannabis sativa”
Mendohet që lënda narkotike po do të trafikohej në drejtim të Greqisë.
Ndërkaq, mësohet se në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë së Rendit Sarandë dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave përgjegjës për këtë rast trafikimi.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com