SARANDE- Kontakti i vinçit me telat e tensionit të lartë i ka kushtuar jetën një 29 vjeçari i cili po ngarkonte 6 palete me tulla. Ngjarja është shënuar mëngjesin e sotëm në momentin kur Apostol Meçe, nga fshati Dervish i Sarandës po bënte shkarkimin e tullave në fshatin Dhivër.

Me të prekur telat e tensioni të lartë vinçi, rryma elektrike ka shkaktuar karbonizimin e të riut. Policia nis hetimet për të zbardhur të dhënat e ngjarjes.

(sg/shqiptarja.com)