Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve Blendi Gonxhja ka zhvilluar një vizitë në qytetin bregdetar të Sarandës.

Gjatë kësaj vizite Gonxhja i shoqëruar nga kryebashkiaku Olti Çaçi dhe deputeti Vasil Llajo, shprehet se do të ketë më shumë hapësira publike për pushuesit që zgjedhin si destinacion Sarandën.

Ndër të tjera Gonxhja thekson se do të ketë më shumë shumë investime për turizmin dhe ekonominë lokale.

“Saranda gati për sezonin turistik! Së bashku me kryetarin e bashkisë Olti Çaçi dhe deputetin Vasil Llajo, vizituam nga afër investimet e reja në hapësirat publike të plazhit, tashmë falas për qytetarët dhe pushuesit.

Më shumë hapësira publike, më shumë investime, më shumë mundësi për turizmin dhe ekonominë lokale”, shkruan Gonxhja në rrjetet sociale.

Saranda një qytet në jug të vendit mirëpret çdo vit mijëra vizitorë vendas dhe të huaj. Me ujërat e kristalta, trashëgiminë historike dhe klimën mesdhetare, Saranda ofron një kombinim të përsosur për pushime relaksuese.

Ajo shquhet për vende tërheqëse si Kalaja e Lëkurësit, Manastiri i 40 Shenjtorëve, Parku Kombëtar i Butrintit (UNESCO), si dhe plazhet e shumta me rërë të bardhë (Ksamil) dhe ujë të pastër.