Në pikun e sezonit turistik, qyteti bregdetar i Sarandës, prej më tepër se 10 ditësh po vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Përpara kamerës së Report Tv, banorët e këtij qyteti ankohen se kanë marre nga disa firma fantazma premtimin se brenda pak kohësh do të furnizohen 24 orë me ujë.
"Kemi pasur ujë me bollëk, erdhën pasandaj firma fantazmë, na thanë se do kishim 24 orë ujë dhe do hiqnim edhe depozitat nga lart. Edhe ne kishim një depozitë e kemi vënë këtu në kopsht dhe ujë nuk na vjen, vjen sa përmjerr keci”, thotë në prej banorëve të qytetit të Sarandës.
Gjithashtu edhe pushues të cilët kanë zgjedhur të pushojnë në bregdetin e Sarandës janë të zhgënjyer nga kushtet e ofruara në banesat e tyre pasi nuk kanë ujë as për nevojat e tyre më elementare. Ata shprehen se nga ujësjellësi kanë marrë përgjigjen se prioritet i tyre janë vetëm hotelet.
“Ka gati 2-3 ditë ky problem, ujësjellësi thotë se prioritet ka hotelet, ne kemi shpenzuar shumë lekë të bëjmë pushimet këtu, të kalojmë mirë me pushimet tona edhe s’po arrimë të lahemi, nuk vemi dot në banjo, nuk lajmë dot dhëmbët”, shprehet për Report Tv një prej pushuesve në qytetin bregdetar.
Mungesa e ujit të pijshëm ka bërë që numri i turistëve të cilët kishin zgjedhur për të pushuar në qytetin e Sarandës të bjerë ndjeshëm.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO